Duke folur së bashku me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e marrjes së presidencës së Këshillit të BE-së nga Spanja, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi se është e nevojshme të mendohet se si vendet e Ballkanit Perëndimorë mund të bëhen anëtare të BE-së sa më shpejt.
Kryeministri spanjoll Sanchez theksoi se çështja e zgjerimit të BE-së është “në tavolinë” dhe se do të diskutohet, si dhe tema të tjera.
“Pyetja më e rëndësishme që duhet të përgjigjemi është se si e shohim BE-në në katër deri në dhjetë vitet e ardhshme. Nga këndvështrimi im, besoj se duhet të federalizojmë edhe më shumë, të sigurojmë më shumë sovranitet dhe më shumë politika, të gjejmë përgjigje të përbashkëta për pyetjet”, tha Sanchez.
Komisionerët e BE-së u takuan me qeverinë spanjolle në Madrid për të diskutuar planet e Spanjës për presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez filloi presidencën spanjolle të Këshillit të BE-së të shtunën me një vizitë në Kiev, gjatë së cilës ai konfirmoi mbështetjen e Unionit për Ukrainën. /Ekskluzive.al