Çështja e patronazhistëve e dënønncuar nga PD e cila gjatë gjithë fushatës kishte patronazhistët e saj dhe aq më tepër shumë nga drejtuesit e saj u përfshin edhe në një vepër të rëndë penale, duke krijuar grupe paramilitarësh që do funksiononin si polici e PD-së për të ndaluar shirtblerjen e votës.
Kjo vepër e rëndë kulmoi me vrasjen e një mjeku, nga antarët e këtyre grupeve kriminale, ish përfaqësues i LSI dhe më vonë i deklaruar si përfaqësues i PS-së
Ndërkohë, mbi çështjen e patronazhistëve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës.
Sipas arsyetimit të SPAK thuhet, se nuk ka prova që të dëshmojnë se të dhënat e më shumë se 900 mijë qytetarëve janë përdorur për korrupsion zgjedhor. Sipas SPAK nga tërësia e ankesave që kanë mbërritur në kuadrin e këtij procedimi penal, shqetësimi që ka karakterizuar këtë fenomen, ka të bëjë me përhapjen e të dhënave personale.
SPAK thekson, se ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit.
“Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar”, thuhet në dosje.