(Skandal) Çështja e “Bobave te Rrugëve” ka njohur sot një zhvillim interesant.
Edmond Haxhinasto tani është pikë referimi në hetimin e të paktën dy episodeve, rrugës së Gjinarit dhe rrugës Tiranë-Elbasan. Nuk është ende mes tyre- verifikimet për të vijojnë, por është në thelb të tyre.
Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur lidhur me për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan, kostot maramendese të saj, shtuar masivisht pas vitit 2013-të.
Në një zhvillim tjetër, gjykata e Apelit konfirmoi masën e sigurise “arrest ne burg” per ty drejtore te Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Tomen e Dashamir Xhiken,
Dosja e rrugëve ka deri tani të arrestuar në dy çështjet e mesipërme Dashamir Xhiken, Andi Tomen dhe 11 persona të tjerë, por mund të arrijë edhe tek Emond Haxhinasto, aktualisht deputet i LSI-së dhe me parë ish-ministër i Transporteve.
Një prokurore në Elbasan, Amarda Xhaferri kish kohë që po hetonte për njerin nga episodet, atë të Gjinarit dhe pavarësisht pengesave nga Adriatik Llalla dhe Dritan Gina-eprorët e saj, e çoi çështjen deri në fund.
Kurse për episodin e dytë, rrugën Tiranë- Elbasan, u desh një kallëzim nga ministri aktual i Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Ky ishte hapi i parë i rëndësishëm në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit me rrugët, qysh pas kallëzimit të abuzimeve në rrugën Durrës-Kukës.
Thuajse gjatë gjithë kësaj kohe, shteti veç ka paguar rrugët dhe korrupsionin me to dhe kurrë nuk është kërkuar përgjegjësi për aktet e rënda korruptive në procedurat dhe ndërtimin e rrugëve kyc në Shqipëri.
Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, është i pari nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Por Edmond Haxhinasto nuk ishte ministri i fundit në këtë histori.
Sokol Dervishaj ishte ai që pasoi dhe që mund të jetë përfshirë në këtë histori.
Ish ministri Edmond Haxhinasto ka qenë i hapur për verifikimet qe po kryhen, duke nxituar të thotë se ai ka bërë veç drejtimin politik të ministrisë, ndërkohë që janë drejtorët ata që kanë nënshkruar procedurat, kontratat dhe faturat.