Athina po bllokon një Marrëveshjeje të Mbrojtjes së Sigurisë mes BE-së e Shqipërisë, për shkak të qëndrimi të qeverisë shqiptare për sa i përket burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, shkruan Ekathimerini.
BE-ja është në proces të përshpejtimit të procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e treta jashtë Bashkimit, me synimin për një bashkëpunim më të mirë në mbrojtje.
Pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.
Greqia kundërshtoi kur erdhi puna ta Shqipëria, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të jetë në përputhje me rregullat e ligjet evropiane.
Në këtë sfond, grekët propozuan Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një paraqitje më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa standardizimi i forcave të armatosura të vendit në fjalë ka ecur me ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.
Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk eci përpara, pavarësisht mbështetjes shumë të fortë nga italianët, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht një burim fërkimi mes Romës dhe Athinës.