Sot në ditën e 40-të të vr.asjes së ekstremistit grek Konstandinos Kacifas do të zhvillohet ceremonia përkujtimore në fshatin Bularat.
Mësohet se nga pika kufitare e Kakavijës ka hyrë në Shqipëri një autobus me macionalistë grek, të cilët janë kontrolluar për veshje, flamuj dhe sende fyese.
Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen për të shmangur incidentet, pasi sot do të zhvillohet edhe një tubim nga shqiptarët për bashkëkombësit që janë vr.arë në javët e fundit në Greqi, 4 në 3 javë, 2 prej tyre në rrethana të paqarta.
Mësohet se në Gjirokastër ndodhen forcat RENEA dhe ato të anti-ter.rorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë.
Kujtojmë se gjatë mbremjes së djeshme, gazetari Panajotis Savidis, gazetar i ‘ProtoThema’ është ndaluar që të hyjnë në pasi ka qënë mjaft aktiv në nxitjen e urrejtjes mes dy vendeve në shkrimet e tij dhe në terrirotin tonë është një person i shpallur ‘Non-grata’.