Lionel Messi ka mbërritur në tapetin e kuq në ceremoninë e shpërndarjes së Topit të Artë. Ai shodërohet nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo e cila shkëlqen me një fustan gold, si edhe tre djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro.
Pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë rikthehet sonte ‘Topit i Artë’, që do të mbahet në kryeqytetin e Francës Paris. Ceremonia e dhënies së çmimit do organizohet në teatrin Shatale buzë lumit të Senës, që është një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862.
Sa i përket portierit më të mirë, fitues u shpall Xhanluixhi Donaruma. Donaruma fiton trofeun “Lev Yashin” si fitues i Europianit me Italinë. Kanditatët e tjerë ishin Ederson, Nojer, Oblak dhe Mendi.
Por edhe Levandovski godet në shenjë, lojtari polak merr çmimin “Sulmuesi i vitit”, falenderimi i tij shkon për Bajernin, ndersa Pedri një talent i jashtëzakonshëm nuk mund të mos vlerësohej sonte. Eshtë rasti i Pedrit, i cili nuk ka harruar të përmendë edhe Leo Mesin pasi merr “Kopa Trophy” si lojtari i ri më i mirë