Ditën e sotme është testuar votimi elektronik, i cili do të aplikohet në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Elbasanit, Vorës dhe Kamzës.
Kreu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi tha se po testohen pajisjet për të vërtetuar funksionalitetin e tyre. Ai siguroi qytetarët se nuk ka asnjë lloj mekanizmi që të mund të verifikojë votën.
Celibashi bëri me dije se në tre Bashkitë që do të ketë votim elektronik, rezultatet do të shpallen 30 minuta pasi të jetë mbyllur procesi i votimit.
“S’ka asnjë lloj mundësie as kompania as KQZ askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar në mënyrë kategorike. Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen rezultateve paraprake për Vorën, Kamzën dhe Elbasanin“, tha Celibashi.