Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njihet si “ushtar” i Sali Berishës dhe këtë gjë e vërtetoi sërish ditën e djeshme duke i bërë shërbimin e fundit koalicionit antiamerikan.
Ai i dha dy komisionerë Partisë së Lirisë dhe refuzoi të njihte PD zyrtare si partinë më të madhe të opozitës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabino në një deklaratë tha dje se ky është një veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët.
“Partia Demokratike Dega Kukës është në procesin e përzgjedhjes së një kandidati dinjitoz gjithëpërfshirës për t’i kthyer dinjitetin Bashkisë së Kukësit të mbërthyer nga antivlerat dhe imoraliteti, siç dhe ka deklaruar publikisht këto ditë. Pikërisht nê këto momente Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkis? politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.
Kështu, Partia e Lirisë (ish LSI) do të ketë dy komisionerë në KZAZ ndërsa Partia Demokratike vetëm një për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetar bashkie, sipas tij. As më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore.
Pavarësisht se e drejta fitoi, PD u regjistrua siç ligji e përcakton me logo e vulë, por dëmi u bë: çorientimi i demokratëve dhe mosqartësia se çfarë po ndodhte me PD-në duke refuzuar votën, 250 mijë vota demokratësh më pak apo dhe të elektoratit opozitar munguan, edhe për këtë arsye”, tha ajo ndër të tjera.