Monika Kyemadhi, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku sipër saj shkruan se Rama po përpiqet që të grabisë pronat e shqiptarëve.
Kryemadhi vazhdon më tej, duke thënë se policia është vendosur tanimë në krah të grabitësve të pronave.
Ajo thotë se ngjarja e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i procesit që Edi Rama e ka planifikuar për ta nisur nga Teatri Kombëtar. Në të vërtet është një pronë e “xanun” që duhet t’i kthehet pronarit me ligj. Mirpo LSI është totalisht e çoroditur dhe këto deklarata janë të turpshme dhe antiligjore.
Siç duket tashmë shpresa e vetme për të afruar dikë janë ishat e saj njerzit antiligj. Paturpsisht Monika fut dhe qeveribn kur nuk ka asnjë lidhje me qeverinë ky zbatim ligji sepse është pjesë e drejtësisë Janë katandisur për të ardhur keq dhe i marrin të keq qytetarit dixhital të Sali Berishës.
Postimi i Kryemadhit
Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.
Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!
Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.
Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur ta zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.
Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!
Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.
Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë./ Ekskluzive.al
s.a/dita