osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çdo ndodhë me shqiptarët në Zvicër: Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi?!

Çdo ndodhë me shqiptarët në Zvicër: Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi?!

Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema.

Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Nga 12 mesfushorët dhe sulmuesit e përzgjedhur të Kombëtares aktuale të Zvicrës, 10 prej tyre kanë lindur në shtete të tjera ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.

Kjo dilemë e Federatës Zvicerane merr shkas nga shqiponja që bënë Shaqiri dhe Xhaka në ndeshjen Serbi-Zvicër, ku kjo e fundit fitoi 2-0 me golat e dy shqiptarëve.

FIFA i dënoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

“Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”, tha Miescher.

Ai sugjeroi gjithashtu se Federata mund të ofrojë programin e saj mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm nëse ata heqin dorë nga kombësia e dytë.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi që Zvicra ka përfituar nga talenti i këtyre futbollistëve, por shtoi se nëse Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe disa vende afrikane marrin pjesë në Kupën e Botës në të ardhmen, mund të jetë rasti kur Zvicra thjesht stërvit dhe trajnon shumë lojtarë për shtetet e tjera.

Alex Miescher u shpreh se lojtarët e rinj i premtojnë Federatës Zvicerane se nuk do të largohen, por kur arrijnë moshën 21-vjeçare zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër.

Dhe këtu ai sjell shembullin e Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por tani luan për Kroacinë dhe është një nga lojtarët kryesorë.

Aktualisht, Federata Zvicerane e Futbollit, thotë Miescher, po mendon seriozisht idenë e përjashtimit nga Kombëtarja të lojtarëve me dy shtetësi ose të mbajnë vetëm një prej tyre.