Pas ngjarjes tragjike, ku si pasojë e dorës dhe armës kriminale humbën jetë 8 pjestarë të familjes, mes tyre gra dhe dy fëmijë, një debat i gjerë është përhapur nga ana e opinionit publik për: Çarmatosje!
Në mesin e debatit nuk përjashtohen dhe tonet e forta, ku politikanë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë bërë thirrje, se të tilla ngjarje janë të pajustifikueshme kur bëhet fjalë për një person, i cili mbante i shpenguar në shtëpi një armë zjarri, që dje e përdorte për të bërë qitje, ndërsa sot, pasi rrëkëlleu dy gota, “shuajti” dy familje.
Në kulmin e debatit për ashpërsimin e ligjit për armbajtjet pa leje, kufizimin e atyre me leje dhe nisjen e një fushate të gjerë për çarmatosjen e popullit të armatosur nga frika dhe nga dëshpërimi, në kohën e hapjes së depove të vitit ’97, me keqardhje po ju informojmë, se kjo sipërmarrje duhet bërë nga ne, qytetarët… pasi politika nuk ka treguar se duan çarmatosjen dhe nismat kanë qenë të “varfëra”, përjashtuar një fushate në kohën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila rezultoi e suksesshme, për aq sa zgjati.
Pushtetarët-pushta nuk kanë interes të çarmatosin popullin, për sa kohë ekzekutojnë ligje të cunguara dhe “përkëdhelin kokën” e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që lejojnë vrasës e kriminel të lëvizin lirshëm pazarit. Përsa i përket armëve, asnjëri prej tyre nuk do të marrë ndonjë fushatë për çarmatosje, përderisa armët e tyre janë… arkivoli i jonë!
Për ta kuptuar më mirë, ne kemi përgatitur një videokujtesë, që dëshmon se ata jo vetëm që nuk kanë ndryshuar… por janë përkeqësuar dhe egërsuar!/Ekskluzive.al