Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen do të takohen në fund muajit shkurt në një vend që nuk është bërë ende publik.
Ku lajm u bë publik nga faqa zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale.
Ky vendim u mor pas takimit të presidentit Trump me të dërguarin kryesor të çështjeve bërthamore të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol.
Menjëherë pas këtij takimi, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se administrata po vazhdon “të shënojë përparim” në këtë front shkruan Zëri i Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë trysninë dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut derisa nuk shohim një çarmatim të plotë dhe të vërtetueshëm bërthamor”- deklaroi Sandres, duke shtuar se “është parë vullnet i mirë nga Koreja e Veriut me lirimin e pengjeve dhe lëvizje të tjera”.
Kohë më parë, Kim Yong Chol u takua edhe me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në një hotel në Uashington. Ky takim ishte rifillimi i negociatave rreth çarmatimit bërthamor, që janë shtyrë për muaj me radhë për shkak të asaj që zyrtarët e SHBA-së thonë se është refuzimi i Phenianit për të përmbushur kërkesën e Uashingtonit për një inventar të detajuar të programit të tij bërthamor e raketor.