osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Carlo Bollino: Pse analistët-tigra bëhen si mace përballë Berishës? (Dhe Alfred Peza i bën dhuratë doktorit)

Carlo Bollino: Pse analistët-tigra bëhen si mace përballë Berishës? (Dhe Alfred Peza i bën dhuratë doktorit)

Nga  Carlo Bollino

Do të duheshin psikoanalistët që të shpjegonin se çfarë i ndodh pjesës më të madhe të gazetarëve shqiptarë kur ndodhen ballë për ballë me Sali Berishën. Problemi është se ky servilizëm instinktiv, që i kthen tigrat mediatikë në mace të vockla, është apo ai që lejon Berishën dhe njerëzit e tij të gënjejnë prej nje cerek shekulli.

Kanë kaluar vetëm pesë vjet që kur në qeveri nuk është më Sali Berisha, por në Shqipëri janë shumë nga ata që kanë harruar tashmë se si ishin marrëdhëniet e atij kryeministri me mediat. Sot nuk ka show televiziv në të cilin Edi Rama të mos sulmohet verbalisht nga moderatorë e gazetarë (dhe anasjelltas) në debate, herë-herë të tepruara, por, të paktën, të lira. Nuk ka analist apo gazetar dixhital që të mos kritikojë publikisht Ramën për marrëdhënien e tij konfliktuale me mediat. Nuk ka ditë që opozita të mos akuzojë ato pak media që nuk i kontrollon PD se janë “të kapura” nga Rama dhe nga qeveria e tij. Nuk ka drejtues të shoqërisë civile që të mos denoncojë se në Shqipëri liria e shtypit është në rrezik dhe, madje, se shpifja duhet të liberalizohet për të garantuar pluralizmin dhe lirinë e mendimit. Po si ishin deri pesë vjet më parë marrëdhëniet mes mediave dhe qeverisë? A mund të kontestonin hapur dhe publikisht mediat kryeministrin dhe partinë në pushtet? A kishte në atë kohë analistë që të sulmonin në publik Berishën, duke i hequr fjalën nga goja gjatë debate televizive, madje edhe duke e quajtur karagjoz? Pra, a e ndjente veten të lirë shtypi kur në pushtet ishte PD-ja?

Në Shqipëri ndodh shpesh që të kujtohesh për një padrejtësi të bërë katër shekuj më parë, por të harrosh atë që ka ndodhur para pesë vjetësh. Por na i ka kujtuar këtë të hënën Eni Vasili, e cila, në emisionin e saj “Open”, ka ftuar tre analistë përballë Sali Berishës. Spektakli që pamë aty ishte i neveritshem, jo vetëm pse na solli në mendje monologjet pa debat të doktorit kur ishte ai që qeveriste, por, më shumë, sepse na tregoi ata katër tigra televizivë të shndërruar në kotele të ndrojtura përballë Berishës. Eni Vasili nuk njihej dot: ajo, që zakonisht është e vëmendshme për të kapur edhe kontradiktën më të vogël në përgjigjet e bashkëbiseduesit të saj, e gatshme për ta gozhduar në tezën që duhet të mbështetë emisioni, të hënën në mbrëmje i përgjigjej me heshtje dhe buzëqeshje çdo broçkulle. “Po ju, doktor, a keni gënjyer ndonjëherë?”, e pyeti me shumë seriozitet gjatë emisionit. Edhe vetë Berishën e bëri të qeshë duke u përgjigjur “kurrë qëllimisht”. E këtu zunë të qeshin të gjithë bashkë me të, në vend që t’i kujtonin se vetëm pak muaj më parë u dënua për shpifje me qëllim nga një gjykatë e Tiranës. Eni kishte qenë më agresive me Xhisielën, “fajtore” se shihej si peng, se sa me Sali Berishën, të cilit, në të kundërt, i kaloi të drejtën të drejtonte emisionin, pa kundërshti dhe pa ndërprerje, pavarësisht nga lumi i gënjeshtrave historike dhe politike që nxirrte nga goja njerën pas tjetrës, deri në atë pikë sa të thoshte se “qytetari dixhital” nuk ka gabuar kurrë dhe se, të ishte për atë, qeveria duhej të rrëzohej me forcë.

Mes analistëve të pranishëm, një lëvdatë e paharrueshme ju bë Berishës nga Ervis Iljazaj, analist i Henri Çilit, pra ndoshta i infektuar nga vetë servilizmi i atij: “Ju jeni një nga njerëzit më të kultivuar” – i tha, pa u vënë dukshëm në siklet. Gati e krahasueshme, por jo sa i përket rëndësisë së autorit, me lëvdatën që i bëri ambasadori amerikan Arvizu doktorit, të nesërmen e masakrës së 21 janarit: “Ju jeni burrë shteti”. Të gjithë të kapur dukshëm nga “sindroma e Stokholmit” (psikozë që e shtyn pengun të dashurohet me gardianin e vet), ndër analistët të cilët e shprehnin hapur emocionin se ishin ulur pranë Berishës, ishte edhe Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me mediat i Partisë Socialiste. As ai nuk bëri më të voglën rezistencë ndaj rikonstruksioneve plot fantazi të Sali Berishës, të cilit asnjë nga të pranishmit (pra as edhe “socialisti” Peza) nuk deshi t’i bëjë asnjë pyetje mbi të kaluarën e tij me probleme, sot më shumë se kurrë aktuale: që nga vendimi i tij politik që të lejonte kultivimin e hashashit në Lazarat, deri tek korrupsioni i Policisë në kohën e tij; nga koncesionet që edhe ai u dhuroi privatëve me po atë mënyrë që financonte median miqësore dhe përndiqte atë armike; nga fake news-et e qytetarit dixhital deri tek misteret e çështjes Babale. Asnjë pyetje që do ta bezdiste doktorin, asnjë kuriozitet për të shuar.

Peza heshti edhe kur Berisha nisi të ulërasë “kafshë, kafshë, kafshë” në adresë të Edi Ramës, i cili e ka emëruar Alfred Pezën në atë funksion, pikërisht për të mbrojtur imazhin publik të partisë. Peza madje harroi t’i bënte pyetje edhe për veten e tij, po të kemi parasysh se vetëm pak muaj më parë Berisha e ka akuzuar publikisht për pastrim parash. Në të kundërt, pikërisht si një kotele-analist, në fund të emisionit, Alfred Peza zgjodhi t’i bëjë furçën finale Berishës, duke i ofruar edhe një dhuratë (shih foton).

Do të duheshin psikoanalistët që të shpjegonin se çfarë i ndodh pjesës më të madhe të gazetarëve shqiptarë kur ndodhen ballë për ballë me Sali Berishën. Aftësia e tyre kritike zhduket, kurajoja e tyre avullon, fshihet çdo kuriozitet, edhe vetë kujtesa zbrazet në atë pike, sa të harrohen 25 vjet të historisë së kombit. Problemi është se ky servilizëm instinktiv, që i kthen tigrat mediatikë në mace të vockla, është apo ai që lejon Berishën dhe njerëzit e tij të gënjejnë prej nje cerek shekulli, duke e kthyer gënjeshtrën në një instrument normal të politikës dhe gazetarët në vëzhgues shurdhë, memecë dhe të verbër. Berisha nuk ka nevojë “të kapë mediat”, pasi është pjesa më e madhe e mediave që i hidhen në krahë në mënyrë të vullnetshme: dikush e bën për interesa personale, shumë të tjerë thjesht nga frika.

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Emisioni i të hënës tregon se po ndodh përsëri dhe, për fat të keq, duket qartë se do të ndodhë kështu edhe në të ardhmen. Është ky ai model informacioni, të cilin, që kur i kam njohur e deri më sot, Sali Berisha dhe Partia Demokratike e përkufizojnë si “gazetari e pavarur”. /Shqiptarja.com