Botuesi italian Carlo Bollino ka akuzuar televizionin Italian shtetëror Raidue se ka zhvilluar një kronikë false mbi trafikun dhe vjedhjen e votave në Shqipëri.
Botuesi i Report TV dhe shqiptarja.com, duke folur në emisionin “Open” të Eni Vasilit ka pranuar se Edi Rama ishte i alarmuar nga një valë lajmesh që mediat italiane po jepnin për Shqipërinë.
“Për mua kronika e Raidue ku një trafikant fliste para kamerave ishte e pabesueshme”, tha Bollino.
Ndërkohë, Mesila Doda, i quajti problem reale trafikun e drogës dhe ikjen e shqiptarëve.