Kryeministri Edi Rama është tallur keq me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryeministri ka dhënë komente për ministrat e shkarkuar dhe të rinj si dhe për disa prej figurave më të njohura politike.
Rama është tallur me Kryemadhin, kur mbi sfond u vu fotografia e saj.
‘O zot o zot, shife shife, nuk e komentoj dot’, tha kryeministri për kryetaren e LSI, ndërsa Berishën e quajti Monika e Lulzim Bashës.
‘Ja dhe ky Monika i PD-së, Monika i Lulit’, tha Rama.