osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çamët rebelohen me Idrizin: Nisin organizimin për ta larguar nga PDIU

Çamët rebelohen me Idrizin: Nisin organizimin për ta larguar nga PDIU

Komuniteti çam ka nisur rebelimet kundër kreut të Partisë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Kur mori drejtimin e kësaj partie, Idrizi u përbetua se fokusi kryesor i tij do të ishte zgjidhja e çështjes çame. Mirëpo për vetë anëtarët e këtij komuniteti, Idrizi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për çështjen çame, por ka punuar vetëm për interesat e tij personale. Për këtë arsye ditën e djeshme është mbajtur një tubim në Vlorë, ku të pranishëm kanë qenë ish-deputetë të PDIU, intelektualë dhe pjesëtarë të shoqatës “Çamëria”, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Idrizit nga partia. Kundërshtarët e Idrizit gjatë tubimit kanë deklaruar se bashkimi i tij me Partinë Demokratike së fundmi është kryer për hir të interesave personale dhe jo për zgjidhjen e çështjes çame.

Tubimi i djeshëm në Vlorë ishte i pari i organizuar, ndërsa pritet që të pasohet edhe nga të tjerë në rrethet e tjera të vendit. Dje, në një prononcim për gazetën “SOT”, ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri deklaroi se këto tubime do të vijojnë derisa Shpëtim Idrizi të largohet nga drejtimi i partisë. “Ai është një grup që po i kërkojnë Shpëtim Idrizit të japë dorëheqjen, është shoqata “Çamëria”, janë anëtarë të partisë dhe këshilltarë. Të gjithë i kërkojnë dorëheqjen sepse është një njeri që nuk e ka çuar në atë drejtim që duhej çështjen çame. Ka 10 vjet që vjen vërdallë me këtë kauzë, por nuk bën asgjë.

Është një njeri që është dezertuar nga të gjithë. Ne bëjmë tubime për këtë largimin e Idrizit. Çamët e kanë shpirtin e tyre, forcën e tyre dhe do të ngrihen e do ta vazhdojnë këtë punë. Edhe po e ka futur vulën në çorape ai, do t’ia nxjerrim”, tha ai. Dashamir Tahiri ishte i vetmi deputet i PDIU që në vitin 2013 kur Shpëtim Idrizi braktisi PD dhe brodhi pas pushtetit duke lidhur aleancë me PS, qëndroi në opozitë dhe nuk iu bashkua kryetarit të tij.

Dështimi i Idrizit me çështjen çame

Gjatë periudhës së drejtimit nga Shpëtim Idrizi, PDIU nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur çështjen çame. Skandali më i madh i Idrizit ishte ai i vitit 2012, kur kërkonte miratimin e një rezolute për çështjen çame. Mirëpo ndërkohë, një rezolutë e tillë ishte miratuar që në vitin 2004, por vetë kreu i PDIU nuk kishte dijeni që kjo rezolutë ekzistonte, e aq më tepër për përmbajtjen e saj. Gjatë viteve 2012-2013, Idrizi ngriti në këmbë të gjithë politikën shqiptare duke kërkuar miratimin e një rezolute,e cila tashmë ishte ekzistente prej tetë vitesh. Kjo është e vetmja herë kur Shpëtim Idrizi ka tentuar të bëjë diçka për çështjen çame, por edhe këtë herë dështoi sepse rezoluta ishte miratuar prej vitesh.

Nga ana tjetër, kryetari i PDIU njihet për lëvizjet e shumta nga njëra parti në tjetrën dhe sa herë ndryshon kah politik, bie në sy që gjithmonë hedh akuza për zgjidhjen e çështjes çame. Kur u largua nga koalicioni me Sali Berishën në vitin 2013 për t’u bashkuar me Edi Ramën, një gjë të tillë bëri. Idrizi përdori si argument për largimin e tij çështjen çame, duke akuzuar qeverinë “Berisha” se nuk kishte bërë asgjë për këtë kauzë. Për sa kohë ishte në aleancë me PS dhe gëzoi postin e nënkryetarit të Kuvendit e tentoi një post ministri, Idrizi nuk fliste fare për çështjen çame. Tani që iku nga qeveria, deklaron se u largua sepse Rama nuk e zgjidhi çështjen çame.

PD nga ana tjetër i premtoi se do e mbështesë, por edhe kur ishte në koalicion me PD vitet e mëparshme nuk pati asnjë zhvillim. Pra, mesa duket, e vetmja gjë që Shpëtim Idrizi bën për zgjidhjen e çështjes çame është hedhja e akuzave ndaj partive të tjera, ndërsa vetë e mbron vetëm nga studiot televizive sepse nuk ka propozuar asnjë nismë a platformë që t’i japë zgjidhje situatës.

Mimoza Ibra