osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Calhanoglu, i pagabueshëm nga pika e bardhë. Efikasiteti i tij në Serie A është për rekord, 17/17

Calhanoglu, i pagabueshëm nga pika e bardhë. Efikasiteti i tij në Serie A është për rekord, 17/17

Penalltia e parë e sezonit mbërriti në “San Siro”, në javën e dytë të Serie A. Interi e fitoi atë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Lecce, me rezultatin tashmë 1-0. Kësisoji, goli nga pika e bardhë e mbylli dhe “vulosi” ndeshjen.

Protagonisti i parë? Marcus Thuram, i ndaluar me faull nga Gaspari i Lecce, sa për ta nxitur arbitrin Di Marco të tregonte me dorën pikën e bardhë. Protagonisti i dytë? Hakan Calhanoglu, duke shënuar nga 11 metra. Një marrëdhënie, ajo mes mesfushorit turk dhe penalltive, që tashmë funksionon thuajse si “sahat zviceran”.

Që kur mbërriti në Serie A, pra që nga vera 2017, Calhanoglu nuk ka humbur asnjë penallti, kurrë. As edhe një herë. Në total ai ka realizuar 17 penallti në po aq goditje nga pika e bardhë. Pra, ka shkallë suksesi prej 100%, numra vërtet të frikshëm.

Calhanoglu e mblodhi pjesën më të madhe të “plaçkës” sezonin e kaluar, që e pa Interin të dominonte kampionatin dhe të fitonte titullin e yllit të dytë. Edhe turku pa shumë penallti për zikaltrit, më saktësisht 14 të tilla. Calhanoglu nuk i goditi të gjitha.

Ato që ekzekutoi, megjithatë, të gjitha goditën objektivin: 10 nga 10. Për ish-lojtarin e kuqezinjve ishte viti personal më i mirë nga pikëpamja e shënimit të golave që nga ditët e Karslruhe, më 2012-2013: 13 gola kundër 14 në atë kohë.