Një çarja masive e rrugës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Balduinë të Romës.Kjo ka shkaktuar momente terrori tek banorët e zonës.
Dhjetë mjete ishin parkuar në Livio Andronico ndërkohë që u “përpinë” nga gropa e hapur.Ende nuk dihen arsyet e hapjes së gropës, por flitet për shkak se po ndërtohet një ndërtesë.
Sipas mediave lokale thuhet që nuk ka të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë izoluar zonën në fjalë dhe kanë evakuar 20 familje.
Banorët e kësaj zone kishin protestuar për muaj me rradhë kundër kompanisë që po kryente ndërtimin.
Ata kishin denoncuar shqetësimin e tyre lidhur me tubacionet e ujit me pretendimin se ato po gërryenin nëntokën.