Ka shkaktuar debate të shumta lajmi që në Festën e Birrës në Korçë do jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic, i cili konsiderohet si i ftuari special i natës finale.
Kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi te shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Mes shumë reagimeve, ka ardhur edhe ai i këngëtares Vesa Luma, e cila në një postim në Instaatory shkruante: “Jam e bindur që është një desinformatë”. E fill pas kësaj ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Në mesazh shkruhet se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.
“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi, teksa Vesa shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.