Një breshëri të shtënash që zgjat të paktën 7 sekonda ka tronditur banorët e Big Brother Vip që ndodhesh në ambientet e jashtme të shtëpisë në momentin kur u sulmua me armë në zyrat e televizionit Top Channel.
Siç shihet në video, Qetsori, Kristi dhe Nita ndodhet të ulur jashtë kur nisin të shtënat. Kristi pyet ça ishte kjo dhe Qetsori i përgjigjet “kallash”. Banorët konstatojnë se të shtënat ishin afër tyre dhe reagojnë të tmerruar.
Nga sulmi me armë mbeti i vrarë roja i sigurisë.