Duke nisur prej datës 20 shkurt trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4) do të zhvendoset në qytet. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të cilit devijimi i trafikut do të bëhet për shkak të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.
“Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së.
Ndërkohë, kjo e fundit fton të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qëndrimin, ndalimin apo parkimin përgjatë këtij aksi në mënyrë që të mos ndëshkohen sipas rregullave të Kodit Rrugor.
SCAN