Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar se Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.
Sipas tij, mazhoranca është duke bërë gati vetëm regjistrimin e votuesve socialistë.
“Në korrik u miratua ligji dhe prej atëherë nuk ka asnjë regjistrim, pasi qeveria nuk ka bërë gati instrumentin.
Kanë miratuar një ligj për të manipuluar votën e emigrantëve. Kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për të regjistruar emigrantët.
Një nga 4 koordinatorët është drejtuesi i PS-së në Itali. Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze.
Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.
KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi”, u shpreh ai në Abc News, ndërkohë dha edhe një mesazh për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
“Duhet të bëjmë kujdes që deputetët t’i kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin”, tha demokrati.
Biometrinë, demokrati e cilësoi si garanci për të shmangur mbushjen e kutive duke justifikuar koston. Bylykbashi kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha.
Për shkak të situatës nga pandemia, Komiteti Teknik vendosi ndalimin e aktiviteteve politike, por Bylykbashi thotë se në periudhën e hapjes së fushatës, pra 30 ditë para zgjedhjeve kjo nuk ka vlerë pasi “Prelavon Kodi zgjedhor mbi aktin normativ”.