osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bushati në shërbim të Berishës deri në fund: Debat me Carlo Bollinon si militant i paftyrë!

Bushati në shërbim të Berishës deri në fund: Debat me  Carlo Bollinon si militant i paftyrë!

Gazetarët Andi Bushati dhe Carlo Bollino kanë replikuar me njëri tjetrin në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me shfaqjen në media të Xhisiela Malokut. Sipas Bolinos, në televizionin Report Tv intervista ishte brenda etikës së gazetarisë, por në Tv Klan dhe Top Channel ishte një “përdhunim” i Xhisiela Malokut. Bushati mendon krejtësisht ndryshe lidhur me këtë cështje. Ai u shpreh se intervista në Report TV ishte një turp për gazetarinë dhe se i shërben pushtetit.

Pjesë nga debati:

Carlo Bolino: Në momentin që pati kaq shumë reagime përse nuk insistuam tek dhuna, por tek pjesa politike, ka ndodhur që të dy televizionet Kombëtare, kanë intervistuar vajzën që thoshin se nuk duhej intervistuar. Ata e kanë intervistuar në nje formë, që për mua si gazetar, një vajzë të dhunuar apo përdhunuar, nuk intervistohet me fytyrë para kamerave. Nëse ajo është peng, nuk duhet intervistuar përse është peng. Edhe Mero Baze e ka përmendur, nuk lejohet të intervistohet një person i marrë peng. Vajza është detyruar të bëjë një auto kritikë në formë komuniste, që “jam peng, do shkoj në Nikël të rrezikoj jetën sepse ju doni të bëni scoop”. Kjo është një shkelje etike, një përdhunim.

Vijmë tek kolegu Bushati, kam respekt për eksperiencën e tij. U habita kur lexova që mirë ka bërë Klan dhe Top. Andi ishte kritik për atë që bëmë ne. Logjika e Andit ishte se intervistat ishin mirë në televizionet e tjera.

Ylli Rakipi: Përse e quani një turp intervistën e Xhisielës për Report TV?

Andi Bushati: Ashtu më është dukur. Për mua do të ishte një shembull, për ti treguar studentëve se si nuk duhet bërë një intervistë. Më duket si një nga rastet tipike, kur media angazhohet për të mbrojtur xhelatin dhe për të sfumuar viktimin. I kam parë sqarimet e Report tv, thuhet jemi kujdesur shumë për të mos folur për dhunën ndaj vajzës. Po e marrim të mirëqënë atë. Por, ka një insistim të madh se  “sa ka vuajtur ajo nga dhuna që të ka bërë Facebook i Sali Berishës”? Pra ishte shumë i interesuar të dinte a ishte dhunuar nga Berisha por jo a ishte dhunuar nga Rexhepi.

Carlo Bolino: E ke gabim. Ajo ishte shumë e shqetësuar sepse Sali Berisha ka thënë përdhunim. Përdhunimi është shkelje jetike. Ky ishte skandali.

Andi Bushati: Të kujdesesh kaq shumë, që ështe dhunuar vebalisht në Facebook dhe të mos i bësh asnjë pyetje që është dhunuar, djegur me cigare, më duket maskarallëk. Të kujdesesh kaq shumë të ruash vajzën, por të gjithë intervistën ta bësh si të ruash deputetin Rraja dhe Ballën. Ndërkohë vajza merret dhe pyetet a e di nëse ka qenë Taulant Balla në zyrë? Kur ajo mund të mos ketë qenë fare atje. Me shumë janë kujdesur hajde ti bëjmë alibinë Ballës se sa janë marrë me vajzen. Ngjarjë duhet parë në një dinamikë të vetën. Këtu u hap një skandal që prej korrikut. Çfarë bëri media juaj? Ja çfarë shkruhej në Shqiptarja.com: “Denoncim për përdhunim: vajza reagon ekskluzivisht: u trondita nga Berisha!

Carlo Bolino: Ky është inkuizicion

Andi Bushati: Pasi plas skandali ku unë dhe inkuizitorët e tjerë ju akuzuam që po bënit një anti gazetari, ju bëni shënim që shpjegoni pozicionin tuaj. Gjithë kjo ngjarje është servirur që, jo se kemi një viktimë, por kemi disa qenër opozitar që po godasin qeverinë. Fati juaj i keq, ishte se dolën dy gazetarë të tjerë, sepse i treguan publikut një gjë, se kishim një grup kriminal që ju e shfajësuat. Ju e nxorrët vajzën për të thënë nuk ka punë Taulant Balla.

Carlo Bolino: Përse jemi këtu sot, por mos të përmendej Taulant Balla? Pwëse nuk diskutoni raste të tjera të dhunës?

Andi Bushati: Ky rast u bë i madh jo kur doli Balla, por kur këtë rast e hodhi në treg Berisha. Në momentin që Berisha hodhi një denoncim, cdo njeri duhet të reflektonte. Fakti që e hedh Berisha, e bën gazetën tuaj, të mos e shohë viktimën e përdhunimit si viktimë të dhunës por si viktimë të fjalorit të Berishët. Ju e politizuat të parët ngjarjen dhe u renditët me xhelatët.

Carlo Bolino: Ky është shpërdorim i realitet. Është për të qeshur.

Andi Bushati: Ka një lloj shërbimi që nuk u vlen as atyre që i ofrohet

Carlo Bolino: Ju jeni gazetar militant.

(BalkanWeb)