Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda shpjegoi se virusi varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.
“Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo. Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar.
Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas. Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gjakut zero ka më pak mundësi për tu infektuar”, tha mjeku për Ora News.