osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Burri dekreton ministrat e rinj, Kryemadhi pasi fjet dy netë me të: Rama ngriti një qeveri UFO-sh, pa identitet

Burri dekreton ministrat e rinj, Kryemadhi pasi fjet dy netë me të: Rama ngriti një qeveri UFO-sh, pa identitet

Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit ku komentoi edhe qeverinë e re.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fjalës së saju ndal edhe te protesta studentore ku tha se nuk është partiake duke i ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë.

Mendimi ynë është që nuk është më koha për të bërë rolin e intelektualit dhe rolin e kritizerit, thjesht duke vëzhguar apo duke kritikuar apo duke konstatuar probleme, por tashmë ne duhet të marrim në dorë fatet tona për të zgjidhur problemet në të cilat kalon Shqipëria.

Bashkia e Fierit është një nga bashkitë më të pasura në Shqipëri, sepse ka një pasuri natyrore të jashtëzakonshme. Shqipëria është një nga vendet që ka çmimin e naftës më të lartë, e ka çmimin më të lartë të naftës edhe se Kosova, edhe se Maqedonia, edhe se Mali i Zi, ku këto shtete nuk prodhojnë asnjë litër naftë, ndërsa ne prodhojmë me miliona litra naftë dhe prapë çmimi i naftës është shumë i shtrenjtë.

Ndërkohë në anën tjetër kemi taksa shumë të larta. Ndërkohë në anën tjetër kemi largimin e të rinjve.

Ju vetë jeni koshientë, dhe e dini se sa shokë tuaj kanë ikur nga Shqipëria në emigracion për të mos u kthyer, edhe pa mbaruar studimet apo sapo kanë mbaruar shkollën e mesme.

Ndërkohë nga ana tjetër, shikojmë se si në familje të varfra apo edhe në familje të mesme, çdo ditë e më shumë paratë e tyre pakësohen, sepse janë rritur taksat, janë rritur taksat lokale, është rritur çmimi i ujit, janë rritur taksat e mjedisit, taksat e rrugëve etj etj dhe ndërkohë pagat nuk janë rritur fare, ndërsa ekonomia nuk po zhvillohet. Po të shikosh dhe të dalësh në rrugët e Fierit do të shikosh që qepena të tëra dyqanesh janë të ulura, shikojnë biznese të mbyllura dhe të falimentuara për shkak të taksave shumë të larta dhe për shkak të mos lëvizjes së ekonomisë.

Dëgjonim dje ministrin e Financave, i cili bënte dje një paradë të arritjeve dhe të sukseseve të tij. Në fakt me thënë të drejtën parada kishte vetëm një element, që në këto vite ekonomia shqiptare ka pasuruar vetëm disa persona dhe ka varfëruar 98% të shqiptarëve. Vetëm 2% e shqiptarëve janë pasuruar, ku janë klientët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës dhe për të shpëtuar fytyrën e vetë rrëzoi qeverinë e re që ishte pa tepsi dhe pa kazan, dhe ngriti një qeveri tjetër që është qeveri UFO-sh, që nuk kanë asnjë lloj identiteti apo përfaqësie se çfarë do të na sjellin apo do të përfaqësojnë në vendin tonë.

Ndërkohë ajo që dua të them dhe çka është shumë e rëndësishme është fillimi i një strukture komplet organizative të Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila do të jetë e korporuar bashkë me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Tashmë detyra juaj ka qenë thjesht në aspektin e evidentimit të problematikave, funksionimit, pjesë mbështetëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por unë mendoj që LRI-ja në Bashkinë e Fierit duhet të jetë një nga promotorët e Lëvizjes dhe e fushatës së LSI-së. Jo vetëm në aspektin e zgjedhjeve dhe të fushatave elektorale, por tashmë duhet të jetë edhe si një promotor i ristrukturimit të gjitha strukturave të LSI-së.

Bashkia e Fierit ka 9 njësi administrative ku ne si LRI duhet t’i mbulojmë siç kemi Komitetin Drejtues këtu sot për qytetin, pra ne duhet t’i ngremë në të 9 njësitë administrative ku jam e bindur ku të gjitha njësitë administrative kanë nga një gjimnaz, ku është një nga detyrat tona kryesore për konsolidimin sepse kemi përfaqësues në çdo gjimnaz sepse na duhet ta konsolidojmë strukturën, ta zgjerojmë më tutje dhe të punojmë me ta.

Dhe jo vetëm me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së dhe të LRI-së, por edhe me shumë anëtarë të tjerë, qofshin këta të FRESSH, të FRPD, në mënyrë të tillë për t’i sensibilizuar ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është sensibilizimi, është sensibilizimi dhe zgjimi i ndjenjës se protestës. Unë jam e bindur që socialistët janë më të zemëruar se demokratët apo se anëtarët e partisë sonë. Pse janë më të zemëruar?

Janë të zemëruar se e kanë ndjerë veten të shfrytëzuar, të përdorur, të konsumuar dhe në fund të ditës janë njerëz që janë që janë më pak të shpërblyer nga pushteti i tepsisë së Edi Ramës.

Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë. Ju e dini shumë mirë që për të shkuar në Fier dhe për të zgjidh një problem kur në 27 vitet e tranzicionit Bashkia Fierit edhe pse është drejtuar historikisht nga Partia Socialiste nuk kishte diferenca midis socialistëve dhe demokratëve për të zhvilluar biznese, për të zhvilluar ndërtimet, apo për tu bërë pjesë e zhvillimit të projekteve të zhvillimit të qytetit, por fierakët pa dallim bindjesh edhe feje, kishin mundësi për të zhvilluar qytetet dhe ka qenë një nga qytetet më të pasura dhe kishte një lëvizje të ekonomisë më shumë se Bashkitë e tjera, qoftë Bashkia e Durrësit që kishte portin e Durrësit apo Bashkia e Tiranës që ishte kryeqyteti.

Pra, fierakët janë ata që e ndjenë më shumë nga të gjithë kapjen e institucioneve dhe drejtorive të Fierit nga elementë të cilat nuk kanë lidhje fare me Partinë Socialiste.

Po të njëjtën gjë kemi edhe për Albpetrolin, ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me Albpetrolin dhe ju e dini shumë mirë seç ndodh aktualisht me Albpetrolin, me drejtorët e Albpetrolit, me njerëzit që punësohen tek Albpetroli duke paguar para, ose si militantë politik që përdoren vetëm në fushata elektorale dhe pas fushatave elektorale hidhen në rrugë, ju e dini shumë mirë seç ka ndodhur me naftëtarët dhe si janë përdorur ata edhe kështu me radhë.

Nuk po hyj më fare në sistemin arsimor, kur mësuesit janë kthyer në kamikazë politik që për hir të së vërtetës, kur i dëgjojmë se si flasin për Vetting-un e gjyqtarëve apo Vetting-un e pedagogëve, ne duhet të shtojmë edhe një kërkesë tjetër Vettingun e mësuesve nëpër gjimnaze, Vetting-un e mësuesve për ti parë se si këta mësues jo vetëm zhvillojnë orën e mësimit, se si këta kanë metodën e pedagogjisë dhe mësimdhënies, por nga ana tjetër se si këta njerëz dhe mësues për arsye politike janë emëruar në vendet e punës dhe ndërkohë në anën tjetër në shërbim të sektit që i ka emëruar, ata ushtrojnë edhe dhunën ndaj tyre.

Ne mund të zgjatemi pafundësisht për të folur, por ajo që unë mendoj se është shumë e rëndësishme sot nga ky takim ne duhet të bëjmë axhendën e punës, për të vazhduar dhe për të ecur hap pas hapi, ndërkohë pas takimit ne do të qëndrojmë me studentët e Fierit pak mënjane për tu rakorduar për angazhimin e ditë së hënë dhe ndërkohë për të pasur pikat tona të kontakteve me të gjithë rrethet e tjera siç është Gjirokastra apo Korça, ku dhe në Korçë kemi zhvilluar takim me strukturat e LRI-së me studentët, në mënyrë të tillë që të funksionojnë për studentët në Universitetin e Korçës apo studentët që janë nga Korça në Universitetin e Tiranës apo edhe në Universitet tjera.

Është shumë e rëndësishme që sot secili nga ju të zgjojë antenat e lidhjeve të kontakteve, ku i kemi dhe ku nuk i kemi gjithë njerëzit tanë, farefis, shoqëri, miqësi, për ti angazhuar, për ti futur në skemën e protestës sepse ka ardhur koha për të protestuar, nuk ka ardhur koha për të protestuar për parti politike, ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.

8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve. Nuk kanë nevojë që të bëjë fashat Edi Rama që të vlerësojë kush është student i ekselencës apo kush është ngelësi, kush është kaluesi, kush është i bukuri, kush është i shëmtuari. Nuk e ka vlerësuar njeri Edi Ramës as për të bukur, as për të shëmtuar, as për trendi as për këto.

Nuk është marr njeri me Edi Ramës. Se do fillojnë të merremi dhe ne pastaj me Edi Ramën, me të gjitha çfarë ka bërë Edi Rama, si sillet Edi Rama, çfarë bën, me çfarë merret e tjerë.

Pra ka mënyra pa fund për të zgjidhur hallet dhe 8 kërkesat e studentëve që janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm një vullnet politik dhe dëshirë. Nëse në jemi peng i një kryeministri të çmendur, kjo nuk do të thotë që të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin.

Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli. Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve që keni në mënyrë të tillë që të arrijmë në një pikë të fortë, atë pikë që është solidariteti që e ka karakterizuar gjithmonë LRI-në”, tha Kryemadhi.