osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Burokracia e qeverisë me biznesin, ambasadori Donald Lu humb durimin: Jam i zhgënjyer

Burokracia e qeverisë me biznesin, ambasadori Donald Lu humb durimin: Jam i zhgënjyer

“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë , siguruar e plotë nga Monitor.

Dhoma Amerikane publikoi sot indeksin e besimit (ABI) i cili tregonte përkeqësim, pas përmirësimit të një viti më parë.

Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.

“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.

Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemt gjyqësor.

“Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.

“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës.”

“Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit.