Burg përjetë ka kërkuar Prokuroria për Krime të Rënda për Sadedin Sula, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula.
Në datën 29 maj pala mbrojtëse do të bëjë publike qëndrimin e saj, dhe më pas do të jetë gjykata e cila do të dalë me një vendim.
Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të familjes, në një mobileri.
Ndërkohë, 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, dyshohet se është urdhëruar nga biznesmeni shkodran Sadetin Sula, pronar mobilierie, që të vrasë të shoqen.
35-vjeçari punonjës i mobilerisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.
Provë e pakundërshtueshme për fajësinë e Karmeshtnës sipas Prokurorisë, është analiza e ADN-së.
Viktima, para se të mbytej dyshohet se është përleshur me autorin dhe në thonjtë e saj janë gjetur mbetje.
Ato janë krahasuar me mbetjet që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji, dhe përputhen plotësisht.