osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Burg apo pafajësi? Nga Adriatik Llalla tek Saimir Tahiri, shtatori rikthehen “gjyqet e bujshme”

Burg apo pafajësi? Nga Adriatik Llalla tek Saimir Tahiri, shtatori rikthehen “gjyqet e bujshme”

Pas një muaji pushim, gjykatat kanë rinisur punën, ku në muajin shtator priten mjaft gjyqe të rëndësisë së lartë, siç është ai i ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Më datë 9 shtator pritet të mbahet seanca e vendimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalla u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Veçmas këtij vendimi, Llalla nuk do i lejohet për 5 vite ushtrimin e profesionit në poste publike.

Ish kryeprokurorit iu sekuestrua dhe 22 mijë m2 tokë dhe një apartament në Durrës, pasuri kjo e provuar nga shkalla e parë si e vënë në kundërshtim me ligjin.

Adriatik Llalla u akuzua për korrupsion nga Departameni Amerikan i Shtetit, i cili i ndaloi atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.

Duke folur në një konferencë të shoqërisë civile në shkurt 2017, ish ambasadori amerikan në Tiranë z. Donald Lu, e akuzoi publikisht Llallën se po pengonte reformën: “Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës.”

Nga ana tjetër Llalla iu kundërpërgjigj ashpër ambasadorit duke iu drejtuar se: “Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë. Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.”

Por historia dëshmoi të kundërtën, se ambasadori amerikan paska pasur të drejtë, për sa kohë ish kryeprokurori Adriatik Llalla është para bankës së të akuzuarve, si “peshku i madh” i drejtësisë së re, që pritet të dënohet me 2 vite burg nga gjykata dhe nisjen e zbatimit të vendimit, të cilin do ta kryej të plotë në qeli për shkak se refuzoi “gjykimin e shkurtuar” pranë GJKKO.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë pritet që me datë 28 Shtator të shqyrtoj dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar për korrupsion dhe i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vite burg (konvertuar në 3.4 vite nga gjykimi i shkurtuar) për “shpërdorim detyre”, të konvertuara në 3 vite shërbim prove. Po sipas vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Saimir Tahiri nuk lejohet të ushtroj asnjë funksion publik për 5 vite.

Avokatët e ish-ministrit apeluan vendimin pranë Gjykatës së Apelit, e cila vendosi ta çonte për rigjykimin çështjen Tahiri. Avokatët e ish-ministrit bënë rekurs në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që procesi gjyqësor ndaj Tahirit të mos përfundojn në pikën e fillimit. Më 28 shtator, Gjykata e Lartë pritet të vendos nëse do të pushoj apo jo çështjen ndaj ish-ministrit.

Ndër provat më të rëndësishme që përdori Tahiri në gjykim, duke pretenduar pafajësinë, ishin 6 shkresa dërguar ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për mosfunksionimin e radarëve, dokumenti sekret në të cilin Jaeld Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-maili e zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prençi, duke njoftuar po për aktivitetin kriminal të Habilajve./Ekskluzive.al