E ndërsa vijon votimi në të gjitha njësitë zgjedhore në vend, zv, Kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa pamje nga Divjaka. Qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimiyt për të votuar. “BUM BUM, BUM BUM! #MYLOVELYDIVJAKA #UNEVOTOJ #VOTOTANI”- shkruan Braçe. Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka qenë një nga figurat e para të rëndësishme politike i cili e ka ushtruar të drejtën e tij qytetare për të votuar.
Ai e bëri këtë në një nga qendrat e votimit në Tiranë disa minuta pasi u hapen në ora 07:00. Braçe deklaroi se kishte zgjedhur të votonte herët për shkak të angazhimeve të tij gjatë ditës ku i duhej të udhëtonte në zona të tjera të vendit, por edhe se ishte freskët. Ai ftoi të gjithë komisionarët dhe të tjerët që janë përfshirë në këto zgjedhje të respektojnë ligjin.