Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi ka rrëmbyer kurorën e Miss New York 2019. 27-vjeçarja nga Kosova u kurorëzua nga Genesis Suero në Performing Arts Center. Kajtazi do përfaqësojë New York në edicionin e 68 të Miss SHBA. Ky konkurs është një nga garat më të rëndësishme të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarja Kajtazi aktualisht jeton në Yonkers. Ajo arriti që të mundë shumë konkurrente.