Nga Meral Martini
Me çështjet politike që po ndodhin, mu kujtua një thënie e Rames në një intervistë kur po kandidonte për kryetar të bashkisë “Bukuria intimidon me shume se brutaliteti”.
Sot ky citat vlen për Shqiperinë më shumë se kurrë.
Është bukuria dhe progresi që kemi parë keto vitet e fundit dhe perspektiva për gjëra akoma më të bukura, arsyeja pse nuk mund të lejojmë brutalitetin e grupeve t.erroriste të mbizotëroi dhe të mbajë vendin peng.
Shqiperia duhet te mesohet me ne fund, se cilido Kryeminister duhet te mposhtet, vetem duke bere gjera me te vyera se ai.
Shumë kohë, gjuha e brutalitetit kërcënoi dhe vendosi fatin e tranzicionit demokratik të Shqipërisë. Brutaliteti mbizotëronte në çdo institucion, qytet dhe fshat.
Ajo nuk ishte më një term që përdoret për të përshkruar aktet e dhunës, por një sjellje që shpejt u adoptua; në të vërtetë, prapa çdo retorike të demokracisë, lirisë, zgjedhjeve të lira të shprehura nga politika dhe mediat njësoj për 28 vitet e fundit, brutaliteti ishte logjistika themelore.
Në mënyrë të pashmangshme krijoi një shkrirje në kulturën politike shqiptare midis demokracisë dhe brutalitetit, ku njëra do të thoshte tjetrën, kur njera kuptohej vetem ne veprimet e tjetres.
Por, për 6 vitet e fundit ajo që kemi dëshmuar është diçka e ndryshme me anën alternative të brutalitetit, bukuria dhe fuqia e saj për të transformuar.
Sot kemi hyrë në një epokë të re politike ku brutaliteti është shndërruar në bukuri, injoranca në inteligjencë dhe regresi në progres. Idetë që lidhen me bukurinë, krijimin, e kanë zëvendësuar brutalitetin.
Politika mund dhe duhet të flasë vetëm këtë gjuhë të re, ku një kryetar bashkie ose kryeministër mund të perzgjidhet, vetëm duke ofruar shume e me shume nga keto.
Kjo do bej ate qe dhe ne te fillojme te pershtatemi ne rregulla normale loje.
Njerzore doja te thoja.
Ky eshte dhe thelbi i demokracise se vertete, apo jo ?!
Vetem kjo sjell zhvillim./Ekskluzive.al