Pas lajmit se ish-presidenti Bujar Nishani pas komplikacioneve me shëndetin, u nis sot në Gjermani për kurim më të specializuar, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar në një postim në Facebook.
Meta i shpreh shërim të shpejtë Nishanit ndërsa lutet për kthim sa më parë pranë familjes dhe angazhimeve të tij të rëndësishme.
“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”, shkruan Meta.