osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bujar Nishani braktis Bashën, ulet në “prehërin” e Kokëdhimës

Bujar Nishani braktis Bashën, ulet në “prehërin” e Kokëdhimës

Mbi 30 parti politike, shoqata të shoqërisë civile dhe individë u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të barabarta. Krerët e këtyre partive politike janë treguar shumë të ashpër në qëndrimet e tyre kundër dy partive të mëdha, PS e PD, duke i akuzuar rëndë se po përpiqen të sabotojnë reformën zgjedhore.

Duke i cilësuar zgjedhjet një farsë të PD dhe PS, partitë e vogla, të vegjlit kanë kërkuar një reagim të fortë dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Por në mënyrë të habitshme tryezës së partive të vogla të pozicionuara fort kundër PD dhe PS iu bashkua edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

I deklaruar fort se nuk e braktis asnjëherë PD dhe sidomos liderin historik Sali Berisha, ish kreu i shtetit Bujar Nishani ka qënë përkrah bashkekryetarit të tryezes, kreut të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokedhima, i cili këmbënguli për domosdoshmerine e refornes zgjedhore, te vertete dhe jo si farse e PS dhe PD. Dhe pikërisht këtyre zërave të ashpër kundër PD e Lulzim Bashës si dhe PS e Edi Ramës i është bashkuar fort dhe Bujar Nishani.

Prania e tij në këtë tryezë përbën një mister të fortë, nëse Nishani ka dalë kundër Bashës dhe Berishës dhe është drejt krimit të një partie të re politike në të ardhmen?! Për të parë se sa kundër PD-së ka qënë pozicionuar sot Nishani, po botojmë të plotë rezolutën për reformën zgjedhore, për të cilën ka dhënë dakordësinë e tij ish presidenti:

Rezolutë për reformën zgjedhore:

Partitë politike dhe shoqatat e shoqërisë civile që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, të mbledhura sot më 2 nëntor 2018, në tryezën për reformën zgjedhore, konstatuan se dy partitë PS-PD e kanë bllokuar reformën zgjedhore dhe në vend të saj duan të bëjnë një farsë për të mashtruar partnerët perëndimorë dhe vendet mike të Shqipërisë. Tryeza rikthekson se këto parti nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore dhe të humbin sundimin mbi zgjedhjet dhe vetëm ndërhyrja pa vonesë e faktorit ndërkombëtar do të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të barabarta në Shqipëri.

Tryeza konstatoi:

1-Reforma elektorale është bllokuar në mënyrë të vetëdijshme me marrëveshjen PS-PD për të mos lejuar çlirimin e zgjedhjeve nga diktati i tyre. Ato, me Komisionin e Posaçën të Reformës Zgjedhore, nuk kanë ndërmend të pranojnë një Kod të ri Zgjedhor, por të bëjnë disa ndryshime pa vlerë që lënë në fuqi kodin aktual.

2-PS dhe PD nuk duan të bëjnë një reformë zgjedhore me standarde, por një farsë zgjedhore që nuk i çliron zgjedhjet nga kontrolli i tyre. Qëllimi i tyre është i qartë. Partitë e vjetra duan që të mashtrojnë institucionet e Bashkimit Europian, që e kanë vënë si kusht reformën zgjedhore për hapjen e negociatave me BE-në në qershor 2019. Ne nuk duam një reformë zgjedhore gjysmake, por një reformim që do t’i japë fund blerjes, vjedhjes, manipulimit, deformimit, intimidimit dhe kontensimit të zgjedhjeve nga lukunia e komisionerëve dhe numëruesve të PS dhe PD.

3-PS dhe PD kërkojnë që të ruajnë kontrollin partiak mbi zgjedhjet dhe të diskriminojnë operatorët e tjerë të tregut duke mbajtur në fuqi zgjedhjet e pabarabarta, duke mos zbatuar rekomandimin e OSBE-së që zgjedhjet të mos prodhojnë diskriminim për askënd, duke mos hequr pengesat artificiale mbi partitë joparlamentare, duke cenuar dhe diskriminuar të drejtat e partive të tjera, shoqatave dhe individëve gjatë zgjedhjeve, në sistemin zgjedhor dhe në administrimin e tyre.

4-Partitë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe individët shprehin shqetësimin që reforma zgjedhore është në rrezik nëse nuk zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe kërkesat e të gjitha partive, shoqatave dhe individëve që duan një reformë zgjedhore të vërtetë dhe sipas standardeve demokratike dhe europiane.

5-Tryeza u kërkon sërish institucioneve të komunitetit ndërkombëtar që monitorojnë Shqipërinë që reforma zgjedhore të eliminojë kontrollin politik mbi administratën zgjedhore. Të zbatohet rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e zgjedhjeve, duke depolitizuar plotësisht administratën zgjedhore, duke vënë në krye të procesit zgjedhor një individ konsensual ose një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partitë dhe jo një KQZ e komanduar nga PS dhe PD, ndërsa administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga pedagogët e universiteteve, punonjësit e bankave, avokatët, studentët ekselentë të masterit të fakulteteve juridikë dhe jo nga militantët e partive.