osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bujar Leskaj rikthehet me njollë në KLSH pasi shkel ligjin me të dyja këmbët, një herë pasi lëshoi kompetencat dhe një herë kur i rimori

Bujar Leskaj rikthehet me njollë në KLSH pasi shkel ligjin me të dyja këmbët, një herë pasi lëshoi kompetencat dhe një herë kur i rimori

Rikthehet Bujar Leskaj në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mësohet se Leskaj do të vazhdojë të jetë në krye të KLSH-së deri në momentin kur do të zëvendësohet nga një drejtues i ri.

Në një njoftim të firmosur nga ai, thuhet se zv. kryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo, është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit për arsye personale.

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).

2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

3. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare’, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.

Kujtojmë se pas përfundimit të mandatit të Leskajt në janar të këtij viti, kompetencat e kryetarit i kaluan zëvendëses së tij Lindita Lati Milos.

Ndërkohë dy kandidaturat e presidentit Ilir Meta për Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin u rrëzuan nga mazhoranca me pretendimet se u mungonte eksperienca në fushën financiare.