osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Brukseli ‘kryqëzon’ Ilir Metën, i jep mesazhin e prerë: Mbyllni sa më shpejt marrëveshjen me Greqinë

Brukseli ‘kryqëzon’ Ilir Metën, i jep mesazhin e prerë: Mbyllni sa më shpejt marrëveshjen me Greqinë

Bashkimi Evropian i ka dërguar mesazhe të qarta dhe të prera politikës shqiptare për konfliktet dhe marrëdhëniet me fqinjët. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka komentuar marrëdhëniet me Greqinë, duke ju kërkuar aktorëve politikë shqiptarë, që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen.

E vetmja marrëveshje e hapur që Shqipëria ka me Greqinë është ajo e paktit të detit, që do të thotë se mesazhet e diplomatit Soreca ishin një mesazh i qartë për Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit po heziton ta firmosë paktin detar, me justifikimin se në Shqipëri Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si Bashkimi Europian që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen”, deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Negociatat me BE

Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian kërkoi bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës për të arritur rezultatet e kërkuara nga BE-ja për hapjen e negociatave. Në këto kushte, diplomati Soreca kërkoi nga mazhoranca dhe opozita që të flakin tej mëritë dhe të kontribuojnë fort në përmbushjen e kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian, siç janë reformat integruese.

“Unë do të vijoj punën time dhe si në të shkuarën që kam bërë për liberalizimin e vizave. Nuk kam për ta harruar kurrë datën 15 dhjetor 2010 kur shqiptarët udhëtuan pa viza në BE. Këto janë ato rezultate që Bashkimi Europian kërkon që të ketë Shqipëria. Të gjitha palët, duhet të punojnë të tejkalojnë vështirësitë, të ketë bashkëpunim ndërpartiak që Shqipëria të arrijë ato gjëra që dëshiron. Vitin që vjen do të ketë një vendim të rëndësishëm për vendin. Vetëm me dialog qeveri-opozitë do të jetë i mundur që të bëhet procesi i reformave”, tha ambasadori Soreca.

Nga ana tjetër, ambasadori i BE në Tiranë përshëndeti aksionin e policisë për goditjen e krimit dhe korrupsionit. “Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka marrë disa aksione të rëndësishme. Ndaj vlerësimi unë për ministrin është mjaft i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ri do të vijojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne presim që kjo gjë të ndodhë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.