Tirana është edhe zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023. Titullin e mori kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.
Veliaj shoqërohej edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar që sot Tirana është kryefjala e aktiviteteve më të madha sportive të vitit.
“Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë histori suksesi, duke qenë se janë me qindra qytetet që aplikojnë për këto tituj. Ky është aktiviteti më i madh sportiv që ndodh në Parlamentin Europian. Dua të falenderoj shumë grupin tonë parlamentar, Taulant Ballën, dua të falenderoj deputetët e djathtë europianë, sidomos zv/Presidentin e Parlamentit Europian, nga e djathta – në dallim nga Shqipëria, këtu e majta dhe e djathta bashkëpunojnë për punë të mira, që të ecin përpara”, tha Veliaj.