osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë

Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë

Intervistë me Nada Vokshi, drejtore e departamentit të Brokerimit në Credins Bank

Sa herë na është dashur të sigurojmë një pronë apo shëndetin, kemi shkuar direkt tek një nga kompanitë e sigurimit dhe kemi zgjedhur atë që na është ofruar. Në shumicën e rasteve nuk negociojmë për shërbimin më të mirë apo për garancitë për dëmshpërblim. Maksimumi që diskutojmë është ulja e cmimit.

Në të gjithë botën këta elementë negociohen për klientin nga brokerat financiarë, një shërbim që ka filluar të ofrohet edhe në Shqipëri. Në thelb është një ndërmjetësim që bëhet nga njerëz me eksperiencë dhe të licencuar, që zgjedhin policën më të mirë të sigurimit për ty dhe negociojnë me kompanitë që klienti të ketë të gjitha garancitë.

Nada Vokshi, drejtore e departamentit të Brokerimit në Credins Bank tregon për Ekonomix.al detaje të tjera të brokerimit financiar, që duke filluar nga maji do të ofrohet si shërbim edhe në këtë bankë, që është një ndër 4 bankat e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

-Aurora Sulce, Ekonomix.al

Për cfarë shërben brokerimi në sigurime?

Brokerimi në sigurime është një formë e ndërjetësimit në sigurime që mund të ushtrohet vetëm nga subjekte të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Brokerimi përfshin aktivitetet e prezantimit të produkteve të sigurimit, negociimit me shoqëritë e sigurimit për kushtet e sigurimit në emër e për llogari të klientit si dhe asistencës që mund ti nevojitet klientit për të kërkuar dëmshpërblimin në rast se ndodh ngjarja për të cilën është siguruar.
Shërbimet që ofron Brokeri janë shumë të rëndësishme për këdo individ që ka në plan të bleje një policë sigurimi pasi brokeri shërben si një konsulent personal i klientit për përzgjedhjen e duhur të produktit të sigurimit.

Brokeri, së pari dëgjon nevojat që ka klienti, e bazuar në nevojat e tij nis negociatat me komanitë e sigurimit për kushtet e sigurimit më të përshtatshme dhe çmimin më të lirë të policës së sigurimit.
Në fund të këtij procesi negociatash, brokeri i sygjeron klientit produktin e sigurimit që duhet të zgjedhë. Kontratat e sigurimit shpesh herë paraqiten të vështira për t’u kuptuar nga konsumatorët; është detyre e brokerit t’i sqarojë klientit përmbajtjen e tyre në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për të.
Pra, konsulenca e brokerit i shërben konsumatorit për të përzgjedhur produktin e sigurimit më të përshatshëm për nevojat dhe kërkesat e tij.

Si ndikon brokerimi në drejtim të mbrojtjes së interesave të klientëve?
Parimi më i rëndësishëm në të cilin mbështetet puna një brokeri është mbrojta e interesave të klientëve. Brokeri është një subjekt i pavarur nga kompanitë e sigurimit dhe qëllimi i punës së tij është t’i “gjejë” klientit produktin më të mirë të sigurimit.

Brokeri vepron si përfaqësuesi i klientit në negociatat që zhvillon me kompanitë e sigurimit dhe siguron mbrojtjen e interesave të klientëve duke kontrolluar përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit të saj nga ana e klientit.

A do të ndikojë brokerimi në sigurime në zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri?

Brokerat shërbejnë si një kanal shërndarje i sigurimeve në një ekonomi ndaj pritet që aktiviteti i tyre të mund të prodhojë efekte pozitive në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të tregut të sigurimeve.

Brokerët në sigurime do të rrisin prezencën e “zyrave” të sigurimit në vend, do të shpërndajnë gjerësisht informacion në rradhët e konsumatorëve duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në drejtim të edukimit të konsumatorëve lidhur me benefitet e sigurimeve.

Brokerët zhillojnë tregun e sigurimeve nëpërmjet mjeteve të tilla si:

• Marketingut- Krahas shoqërive të sigurimit, edhe Brokerët kanë buxhetet e tyre për marketimin e shërbimit të ndërmjetësimti dhe produkteve të sigurimit;

• Ofrimi i informacionit të saktë konsumatorëve mbi produktet e sigurimit dhe ofrimi i informacionit të plotë mbi nevojat e konsumatorëve kompanive të sigurimit – Brokerët u shpjegojnë në detaje klientëve të tyre kontratën e sigurimit, ndaj klientët do të kenë më të qarta të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe të kompanisë së sigurimit; Në kushtet e blerjeve të informuara do të ketë gjithnjë e më pak raste pakënaqësish të klientëvë ndaj shoqërive të sigurimit, për pasojë pritet të rritet besimi i konsumatorëvë ndaj shoqërive të sigurimit.

Nga ana tjetër, Brokerët duke qënë kaq pranë konsumatorit, pra duke patur informacion mbi nevojat e konsumatorëve por edhe kapaciteteve të tyre për të paguar për një product sigurimi, luajnë një rol të rëndësishëm për dizenjim e produkteve të reja të sigurimit që mund të kënaqim më mirë nevojat e klientelës e si pasojë të nxisë rritjen dhe zhvillimin e tregut të sigurimeve.

• Shpërndarje e riskut të kompanive të sigurimit- Shpesh herë Brokerët, sikurse rasti i bankave brokere në Shqipëri, kanë një shpërndarje gjeografike më të gjerë se shoqëritë e sigurimit dhe kanë një data bazë klienele më mirë të diversifikuar sipas sketorëve të ekonomisë. Për këto arsye, brokerët, nëpërmjet një portofoli clientele kaq mirë të diversifikuar ndihmon edhe në shpërndajrjen më të mirë të riskut për shoqëritë e sigurimit duke evituar përqëndrimin e sigurimeve vetëm në një zonë të caktuar gjeografike apo vetëm në një sector të caktuar të ekonomisë;

• Ulje e kostos së sigurimit për klientët- Në të shumtën e rasteve, në saj të fuqisë së tyre negociuese, brokerët arrijnë të sigurojnë çmime sigurimi më të mira se sa ato që mund të negocionte klienti i vetëm.

Kush e paguan komisionin për brokerin?

Brokeri, për cdo policë sigurimi që ndërmjetëson, ka të drejtën të përfitojë një komision brokerimi. Komisioni paguhet nga shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit të cilën zgjodhi klienti në vijim të negociimit të bërë nga brokeri dhe jo nga vetë klienti.
Pra, pavarësisht se brokeri i shërben me konsulencë e tij klientit, ai nuk paguhet nga klienti por nga kompania e sigurimit që përzgjedh klienti.

Credins Bank e ka marrë tashmë licencën e brokerit në sigurime. Kur do të fillojë banka ta ofrojë këtë shërbim?

Banka Credins planifikon të lancojë aktivitetin e ri brenda muajit Maj 2018.
Credins po finalizon me sukses ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme për ofrimin e një shërbimi brokerimi ekselent.

Organet drejtuese kanë miratuar më herët krijimin e një njësie të posacme që do të menaxhojë këtë aktivitet të ri dhe banka ka bërë një përzgjedhje të kujdesshme të stafit të kualifikuar që do të ushtrojë aktivitetin në emër e për llogari të bankës. Banka Credins, gjithashtu, ka ndërtuar një bashkëpunim të frytshëm me pothuaj të gjitha kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës në vend.

Cfarë iu ofroni ju klientëve dhe pse ata duhet t’iu zgjedhin midis brokerave të tjerë të licencuar?

Së pari, do të jetë komoditet i vetë klientit të marrë këtë shërbim nga banka e tij partnere, pranë së cilës mund të jetë shërbyer prej vitesh me produkte bankare e financiare.

Ajo që ofron Banka Credins është një “One Stop Shop” sa herë bëhet fjalë për produkte e shërbime financiare, ndaj klienti ynë do të kursente kohën e tij nëse shërbimin e merr pranë bankës në të cilën mund të kryejë njëherësh edhe transaksione të tjera e jo pranë një shoqërie brokerimi tjetër së cilës do të duhej ti drejtohej për të përfituar ekskluzivisht dhe vetëm shërbimin e brokerimit.

Në krahasim me shoqëritë e brokerimit jo-banka, Credins ka avantazh te madh madhësinë e saj, shtrirjen gjeografike, databazën e gjerë të klientelës e si pasojë fuqi negociuese shumë të lartë.
Në saj të stafit të trajnuar e të licencuar si Broker në sigurime, Banka Credins garanton një shërbim ndërmjetësimi me standardet më të larta profesionale dhe etike.