osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Broja? Jo ai që presnim: Hyri Skuka dhe bëri dy raste për gol, nuk e prisja”! Reja flet pas ndeshjes me Italinë

“Broja? Jo ai që presnim: Hyri Skuka dhe bëri dy raste për gol, nuk e prisja”! Reja flet pas ndeshjes me Italinë

Shqipëria ka humbur ndaj Italisë me shifrat 1-3. Kuqezinjtë shënuan të parët me Ardian Ismajlin, por gjithçka u përmbys nga axurrët që shënuan me Di Lorenzon dhe dopietën e Grifos. Më poshtë do të gjeni të gjitha reagimet që kanë ardhur në fundin e këtij takimi për Supersport.

Reja: “E nisëm mirë ndeshjen, por bëmë disa gabime pastaj. Nuk ishte kjo mënyra sesi e përgatitëm ndeshjen. Qëndra e mbrojtjes duhej të ishte më agresive. Vetëm në pjesën e dytë e bëmë këtë gjë. Kishim rastet tona, jam i kënaqur sesi u soll ekipi në fushë. Meritonim më tepër. Asllani? Nuk po luan as te Interi, por i ka aftësitë të bëj gjëra të rëndësishme. Për mënyrën sesi përgatita ndeshjen më duheshin lojtarë të tjerë, më të mirë fizikisht. Do të ketë rastet e tij për të treguar sesa vlen me Shqipërinë. Do të shohim ndaj Armenisë për lojtarë të tjetër, Brojës duhet parë gjendja pas dëmtimit. Por hyri Skuka dhe krijoi dy raste për gol në pak minuta, nuk e prisja”.

Asllani: “Kisha tre muaj që e prisja këtë ndeshje, që kur doli. E prisja ta nisja nga minuta e parë, por nuk ka gjë. Kishim mundësitë tona për të shënuar, nuk ia dolëm. Italia është e fort. Nuk e di pse nuk kam minuta te Kombëtarja, pyesni trajnerin. Rejën e respektoj dhe më respekton, vendimet janë tjetër gjë”.

Grifo: “Nuk ishte aspak e lehtë t’i shënoja golat Shqipërisë, nuk kishte hapësira. Shqipëria ka një ekip të madh. Nuk do të thotë se shënova dy gola dhe ishte e lehtë. Abrashin e njoh nga koha e Freiburg, jam i lumtur që luajta kundër tij, kam qenë gjithmonë në kontakt me të”.

Bare: “Përplasja me Veratin? Futbolli nuk është balet, ia lamë ndeshjes dhe në fund shtrënguam duart. Italia është shumë e fortë, por disa gabimet tona na ndëshkuan. Ekipi i dha forca deri në fund, por nuk ia dolëm. Do të vazhdojmë që të punojmë për t’u përmirësuar. Rastet tona nuk i shfrytëzuam. Nuk është ky viti më i errët i Kombëtares, kemi lojtarë të rinj që duhet të ambientohen”.

Mancini: “Shqipëria është skuadër e mirë, e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë. Mendoj se Shqipëria bëri paraqitje të mirë. Lojtarët shqiptarë i njoh pasi nuk mund të luash në Serinë A nëse nuk ke kualitet. E përgëzoj Shqipërinë”.

Ardian Ismajli: “Kemi bërë ndeshje të madhe si ekip, kemi luftuar deri në fund. E prisja golin se jam në formë shumë të mirë. Pas golit na kaploi euforia. Goli i parë ishte fat që na ndëshkuan. Me punë mund t’i evitojmë këto gabime”.