Britney Spears feston sot 40-vjetorin e lindjes. Këngëtarja, e cila u bë e njohur në mbarë botën me hitin e saj “Baby One More Time” duket më e lumtur se kurrë pasi fitoi lirinë nga kujdestaria 13-vjeçare. Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari kanë ndërmarrë një udhëtim romantik për të festuar këtë ditë të rëndësishme.
Britney dukej shumë e gëzuar teksa Sam i dhuroi asaj një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen. Ylli i “Black Monday” iu referua Britney-t si ‘gruaja’ e tij në mbishkrimin e tij në Instagram dhe nuk dihet ende nëse çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.
“Të quaj luaneshë sepse admiroj forcën tëndë të pamëshirshme, frymëzohem nga zemra jote e bukur, festoj buzëqeshjen tënde që më ndriçon botën. Çdo ditë është ditëlindja jote mbretëresha ime. Gëzuar ditëlindjen e parë për gruan time.”, ka shkruar ai