Gazetari i njohur Bledi Mane, ka denoncuar përmes llogarisë së tij në Facebook një ngjarje aspak të zakontë që ka ndodhur në Presidencë.
Sipas Manes, Presidenti Ilir Meta, mesditën e së martës, ka kërcënuar dhe intimiduar ish-deputeten Silva Caka, sepse refuzoi të punonte si kandidate e LSI në Njësinë Nr.4, Tiranë.
Nga Bledi Mane
Horror në Presidencë/ ILIR META KËRCËNON DHE INTIMIDON VERBALISHT DEPUTETEN SILVA CAKA
Mesditën e së martës shërbimi i sigurisë së Gardës së Republikës brenda Presidencës, njoftoi urgjentisht komandën qëndrore për një incident që ndodhte ndërkohë.
Nga brenda zyrës së Presidentit Ilir Meta vinin klithmat dhe ulërimat e frikshme të një burri që shoqëroheshin me qarjen dhe refuzimin e një zëri femëror.
Ndërkohë në protokollin e vizitorëve të Presidentit gjendej i shënuar vetëm emri i ish deputetes së LSI-së Silva Cako…
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr. 4 në kryeqytet.
Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar.
Pavarësisht degradimit presidencial, ashtu stoike ish deputetja Caka ia qartësoi prerë Ilir Metës, se partia e LSI po degradonte dhe shumë zëra dhe shumë emra të arsyeshëm po i largoheshin.
Pas Nasip Naços, Lefter Kokës, Aleksandër Lipivanit, Gledjon Rehovicës, Silva Cako është një tjetër poltikane e re që nuk gjen dot veten në partinë familjare Meta.
Ndërkohë në Njësinë 4 është deleguar Edmond Haxhinasto, i cili sipas grafikut, pritet të largohet nga LSI-ja më 14 shkurt.