Parashikimet e panumërta të Baba Vangës për vitin 2024 nuk janë fort pozitive. Në fakt, një në veçcanti ka ngjallur shqetësim në Britani, konkretisht në Londër, për kushtet klimatike.
Është krijuar njëfarë frike për atë që ka ndodhur në kryeqytetin anglez. Një nga netët e fundit shpërtheu një stuhi mbi qiellin e Londrës me një bubullimë që tronditi shtëpitë e njerëzve, duke zgjuar shumë njerëz.
Nisur nga kjo, njerëzit kanë kujtuar vizionet e parashikueses që vdiq 25 vjet më parë.
Rezulton se Baba Vanga kishte një vizion se këtë vit do të kishte ngjarje të tmerrshme klimatike dhe fatkeqësi natyrore… të gjitha si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe një rritje të niveleve të rrezatimit.
Për më tepër, Zyra Britanike e Meteologjisë zgjati paralajmërimet e motit për pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar pas stuhive të forta dhe shiut të dendur gjatë netëve të fundit. Londinezët u zgjuan pas një nate me stuhi aq të forta sa disa thanë se dukej “sikur një bombë të kishte shpërthyer”, thanë burimet për “The Mirror”.
Baba Vanga ka parashikuar shumë ngjarje botërore që kanë ndodhur tashmë, duke përfshirë 11 shtatorin dhe madje edhe Brexit. Ajo parashikoi gjithashtu për vitin 2024 rreth krizës ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar.