Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, u mblodhën nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të ndaluar divorcin e pritshëm të vendit të tyre me BE-në.
Marshimi para Parlamentit u konceptua si një çështje e zhurmshme dhe festive, që do të bashkojë dhjetëra mijëra vetë, me shpresën – ndonëse të vakët, – se do të bindin kryeministren Theresa May të mbajë një referendum të dytë për “Brexit”-in.
Dhe në fakt, të paktën 700 mijë protestues mbushën rrugët sipas BBC.
Organizatorët e të ashtuquajturit “marshim i votës së popullit” i kanë kërkuar madje pjesëmarrësve të nxjerrin në manifestim edhe kafshët e tyre.
Sidoqoftë, mesazhi është serioz: Brexit, që premtuan mbështetësit e tij para referendumit të qershorit 2016, nuk ngjason aspak me atë që po negociohet sot. Aktivistët thonë se do të kishin votuar kundër, nëse do ta kishin ditur koston e vërtetë.