osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Brenda shkurtit vuloset shkarkimi i Metës: Ja kush pritet të marrë detyrën dhe lëvizja strategjike e PS, në prill zgjidhet emri i ri

Brenda shkurtit vuloset shkarkimi i Metës: Ja kush pritet të marrë detyrën dhe lëvizja strategjike e PS, në prill zgjidhet emri i ri

Viti 2022 pritet do të nisë vrullshëm për politikën shqiptare. Ky zhvillim nuk lidhet vetëm me situatën apo me ultimatumet brenda Partisë Demokratike, por edhe për fatin e presidentit Ilir Meta.

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë votoi me plot 104 vota në favor të shkarkimit të presidentit Meta nga detyra, për shkak se për socialistët ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ka marrë “peng” Presidencën. Pas këtij votimi çështja i ka kaluar Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të mblidhte për këtë çështje më 18 Janar të 2022, vit që përkon dhe me përfundimin e mandatit të Metës si president.

Mandati i Metës si president përfundon në Korrikun e vitit 2022, ndërkohë që shkarkimi i tij në Kuvend me votat e mazhorancës u bë në qershor të këtij viti. Kështu që për të mësuar nëse kreu i shtetit do të shkarkohet, apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në korrik të vitit tjetër, mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Kushtetuesja. Mirëpo kësaj çështjeje të lënë në “harresë” nga Gjykata Kushtetuese, i është rikthyer dje mazhoranca nëpërmjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit duke folur para gazetarëve, theksoi se Kushtetuesja duhet të shprehet në fillim të vitit 2022, duke dhënë gjykimin final nëse shkarkimi i presidentit i ndërmarrë nga Parlamenti ishte ose jo kushtetues. “Ne jemi shprehur dhe qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe në kemi votuar për shkarkimin e tij, por nga ai moment nuk kemi dhënë asnjë koment pasi nuk i bën mirë çështjes. Gjykata Kushtetuese sipas afateve duhet të shprehet në fund të janarit ose në mes të shkurtit për rastin në fjalë”, deklaroi ai.

Detyrën e Metës e merr Nikolla

Po kush mund të marrë drejtimin e Presidencës në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që Ilir Meta duhet të largohet nga drejtimi i këtij institucioni? Balla në reagimin e tij nuk zbuloi skenarin që mund të vijojë më pas. Ndërkohë gazeta po sjell sot për lexuesin dy skenarët që janë në lojë.

Sipas Kushtetutës, në rast se Gjykata vendos për mbarimin para kohe të mandatit të presidentit, atëherë menjëherë kompetencat i merr kryetari i Parlamentit. “Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”, thuhet në pikën 1 të nenit 91 të Kushtetutës.

Pra referuar kësaj dispozite kushtetuese i bie që Lindita Nikolla do të ushtrojë kompetencat e presidentit Meta, duke mbajtur njëherësh dy funksionet.

Në prill nisin procedurat për të zgjedhur emrin e ri

Por në lojë është edhe një skenar i dytë. Kështu nëse Gjykata Kushtetuese e cilëson jo të drejtë shkarkimin e Metës, atëherë Parlamentit i duhet sërish të futet në procedurat e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Kjo për faktin se Metës i mbaron mandati në korrik të 2022 dhe sipas Ballës, procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin që në muajin Prill.

“Në fillim të muajit prill kuvendi i Shqipërisë do të hyjë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nëse do të ketë shkarkim kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson dhe kur nisin procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, nuk do të ketë vakum ligjor”, nënvizoi dje Balla. Pra ethet presidenciale do e shoqërojnë vitin 2022, me aplikimin e dy skenarëve dhe kjo do jetë prova e socialistëve, nëse postin e presidentit do ta zgjedhë në dakordësi me opozitën.

Kjo më pas të çon dhe në uljen në një tryeze politike PS-PD dhe nisjen e negociatave, për një president konsensual. Në rast të kundërt PS-ja duhet të zgjedhë një emër nga radhët e saj me një shumicë të thjeshtë parlamentare prej 71 votash, pasi dështojnë 2 raundet e para që kërkojnë 84 vota./Rigels Seliman