osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Brenda kultit global të Al Kapones: Pse gangsteri i famshëm vazhdon të adhurohet në mbarë botën

Brenda kultit global të Al Kapones: Pse gangsteri i famshëm vazhdon të adhurohet në mbarë botën

Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”

Është një emër që e mësojnë thuajse të gjithë fëmijët rumunë:Al Kapone. Gangsteri amerikan, bosi i krimit të organizuar që dominonte Çikagon e viteve 1920, është joshës për rumunët, pasi si fëmijë i dy emigrantëve, ai shihet si një shembull i një njeriu që çau vetë përpara, thotë Kat Grapel, banore në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Individët dhe gangsterët që ia kanë dalë të vetë të ngjiten në majë, janë shumë popullorë në vendin e Evropës Lindore, qëkur kapitalizmi e zëvendësoi komunizmin në vitet 1990.

“Al Kapone është emri i parë që të vjen në mendje kur mendon për mafien dhe gangsterët”-shton Sergiu Prundurel, bashkëshorti i Graepel.

Që të dy drejtojnë një biznes dhe ndërtuan një dhomë muze kushtuar Kapones, duke u frymëzuar nga shfaqja televizive amerikane “The Making of the Mob”. Ajo i sfidon lojtarëttë infiltrohen në një bandë në Çikagos së viteve 1920. Kapone, që shfaqet rëndom në mendjen e rumunëve, ishte zgjedhja e tyre e preferuar.

Gati 75 vjet pas vdekjes së mafiozit të famshëm, një grup fansash vazhdojnë që t’i bëjnë jehonë kujtimit të tij. Disa i quajnë qentë e tyre Pitbull, Al Kapone, ndërsa të tjerët kërkojnë të blejnë në internet pllaka e banjos së hotelit në Çikago, ku banonte dikur Kapone.

Fansat të tillë të çmendur mund të gjenden në vende befasuese. Në Brborg të Islandë, mbahet çdo vit një festival i “Ditës së Al Kapones”, ku të rriturit vishen me kostumet e kohës kur jetoi gangsteri i famshëm, dhe konsumojnë të njëjtat ushqime si Kapone.

Ndërkohë në librin e saj të vitit 2016 “Al Kapone:Jeta, trashëgimia dhe legjenda e tij”, studiuesja e ndjerë Deirdre Bair raportoi se pullat postare në Taxhikistan dhe Kirgistan, përmbanin tregonin fytyrën e gangsterit.

Një kujtesë e kohëve të fundit se sa i përhapur është ende popullariteti i Kapones, na e dha në fillim të këtij muaji shtëpia e ankandeve “Sacramento Witherell”, që shiti rreth 200 objekte të familjes Kapone për shumë totale të 3.1 milionë dollarëve.

Ndër gati 1.000 ofertues të regjistruar, kishte banorë nga Singapori në Turqi, një interes aq i madh sa që e befasoi drejtuesin e shtëpisë së ankandeve, Brajan Uitherel.

Por ishte një arsye më praktike, ajo që i frymëzoi tre mbesat e Kapones, që të gjitha pasardhëse të djalit të vetëm të mafiozit, Soni, për të nxjerrë në ankand disa nga mobiliet, dekorimet, bizhuteritë dhe fotot e gjyshërve të tyre.

Të tria gratë jetojnë në Kaliforninë Veriore, një rajon që përfshihet shpesh nga zjarret. Gjatë 2 viteve të fundit, mbesa më e madhe, 77-vjeçarja Diana Kapone, i kishte valixhet e saj të paketuara dhe gati për t’u evakuuar. Nëse rast se do të shpërthente një zjarr, ajo pyeste se çfarë do të ndodhte me karrigen e gjyshes së saj “Perandoresha”, dhe sende të tjera që dikur i përkisnin gjyshit të saj të famshëm dhe gruas së tij.

Kështu një humidor dekorativ u shit për 145.200 dollarë, krevati i çiftit për 84.700 dollarë, fotografi familjare, një thikë xhepi e dekoruar me diamante dhe platin u shit për 78.650 dollarë, disa pistoleta etj. Diana beson se këto sende personale – përfshirë një letër të shkruar për Sonin kur Kapone ishte i burgosur në Alkatraz, tregojnë një anë të gjyshit të saj që pakkush e ka parë, atë të një familjari të përkushtuar ndaj familjes së tij.

Sigurisht, jo të gjithë fansat mund të shpenzojnë1 milion dollarë për të blerë armën e preferuar të Al Kapone, Colt .45, një pistoletë gjysmë-automatike. Ata duhet të gjejnë mënyra të tjera për të mbetur të lidhur shpirtërisht me kriminelin famëkeq, që vlerësohet se ishte përgjegjës për të paktën 200 vrasje, edhe pse u dënua me burg vetëm për evazion fiskal.

Ndërsa ishte ende në të 20 -at, Kapone u bë kreu i organizatës famëkeqe “Chicago Outfit”, një nga organizatat më të mëdha dhe më të dhunshme kriminale të qytetit. Grupi kontrollonte kontrabandën e alkoolit, dhe vlerësohet se fitonte deri në 100 milionë dollarë në vit me kursin e kohës.

Rëndësia e Kapones ishte aq e madhe, saqë FBI krijoi një skuadër elitare për ta arrestuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjithsesi në fund, ishte Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, ai që e vuri gangsterin më shpatulla pas murit. Kapone u dënua për 5 akuza për evazion fiskal në vitin 1931, dhe u dënua me 11 vjet burg.

Ai u lirua në vitin 1939 për t’u kuruar nga një fazë e avancuar e sëmundjes së sifilisit, dhe vdiq në vitin 1947, pasi pësoi një goditje në tru. Në Rumani, lidhja me Kaponen do të thotë të flasësh për anëtarët e supozuar rumunë të bandës së tij.

Thuhet se një shofer rumun i shpëtoi policisë, duke hedhur në lumë një kamion të mbushur plot me uiski. Po ashtu besohet se ishte po ai që e njohu Kaponen me rakinë e kumbullës, para se të kishte probleme me ligjin dhe të kthehej në Evropë, ku u bë kryetar i bashkisë në qytetin e tij.

Por kjo histori ka të ngjarë të jetë më shumë një legjendë sesa një fakt. Gjithsesi kjo nuk e ka penguar një kompani turistike rumune, që të organizojë një udhëtim njëjavor të quajtur “Në gjurmët e shoferit të Al Kapones”.

Ai përfshin vizitën në një kështjellë që supozohet se i përkiste kushëririt të shoferit, dhe historinë e një emigranti tjetër rumun, avokatit të Kapones. Një banor i vjetër i Çikagos, shkrimtari dhe studiuesi Xhon Binder u interesua për historinë e krimit të organizuar që në fillim të viteve 1990.

I diplomuar në financa dhe ekonomi, kjo fushë nuk ishte saktësisht një specialitet i tij. Gjithsesi Binder u bë president i shoqatës letrare “Gangsters Merry”, një grup shkrimtarësh, policësh dhe historianësh që u takuan rregullisht deri në vitin 1997 për të diskutuar mbi krimin e organizuar.

Ajo që e tërhoqi më shumë Binder, është veçantia e epokës së Prohibicionit (Ndalimit), një periudhë e shkurtër kohore, kur një vend si SHBA-ja, një konsumatore e madhe e alkoolit, ndërmori një ndryshim dramatik, duke nxjerrë jashtë ligjit prodhimin, transportin dhe shitjen e alkoolit.

Sa i përket magjepsjes së njerëzve pas Al Kapones, Binder citon katër faktorë:Ai ishte një djalë interesant, që bëri gjëra interesante, në një kohë interesante, dhe në një vend interesant.

https://www.smithsonianmag.com/history/inside-the-global-cult-of-al-capone-180978876/(CNA.al)