Mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesën e Kongresit Kombëtar në Brasilia të dielën e 8 janarit.
Sipas agjencisë së lajmeve LUSA, qindra njerëz pushtuan ndërtesën, duke bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.
Lula u betua si president një javë më parë.
Protestuesit tentuan të hynin në Pallatin Planalto, i cili shërben si selia e qeverisë, raportoi LUSA.
Videot në rrjetet sociale tregonin demonstruesit të cilët kishin hyrë brenda pallatit.
????VEJA: Palácio do Planalto nesse momento. Há relatos de que invadiram também a sala do presidente Lula e depredaram o lugar. pic.twitter.com/OPjQsLGOu3
— CHOQUEI (@choquei) January 8, 2023
LUSA tha se grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në platformën devijuese që i jep qasje në çatinë e Dhomës së Deputetëve dhe ndërtesave të Senatit.
Protestuesit të veshur me bluza të verdha dhe jeshile dhe flamuj brazilianë sulmuan disa automjete të policisë që siguronin ndërtesën, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE.
Ata shkatërruan edhe barrierat mbrojtëse.
Që nga zgjedhjet e 30 tetorit, në të cilat Lula mposhti Bolsonaron, qindra njerëz kanë fushuar përpara selisë së ushtrisë në Brasília.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan qindra njerëz që vërshonin në ndërtesë. Protestuesit u pritën me gaz lotsjellës të policisë.
URGENTE: Invasores quebram vidraças da chapelaria do Congresso e invadem a Câmara dos Deputados. Extremistas já estão no Salão Verde e nos anexos do prédio. Também houve invasão ao Palácio do Planalto. Presidente Lula não está no local. pic.twitter.com/lP91pLqTuf
— Renato Souza (@reporterenato) January 8, 2023
Një reporter me bazë në Brasília ndau një video në Twitter që supozohet se tregonte protestuesit që sulmojnë ndërtesën.
Një tjetër gazetar ndau një video që supozohet se tregon protestuesit teksa përpiqeshin të thyenin xhamat e ndërtesës.