Ky është momenti i shembjes së digës në Brazil në 25 janar, ku vdiqën 110 njerëz dhe 238 rezultojnë në zhdukur. Në videon e publikuar së fundmi duket masivi i madh i digës që shembet duke marrë përpara gjithçka. Brenda tre minutash, çdo gjë nën digën ishte gëlltitur plotësisht nga balta, mbi një distancë milje.
Nuk dihet ende shkaku i shembjes së digës, të zotëruar nga Vale, kompania më e madhe e minierave. Autorietet kanë bërë të ditur se mes të zhdukurve janë mbi 200 punonjës që kishin ngrënë drekë në zonën administrative të digës kur ndodhi edhe shembja.
Sakaq, bëhet e ditur se 366 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 janë dërguar në spital për ndihmë të menjëhershme. Në vitin 2015 një tjetër digë e minierave u shemb në të njëjtin shtet të Minas Gerais në Brazil, duke vrarë 19 persona. Diga administrohej sërish nga e njëjta kompani së bashku me një kompaninë australiane të minierave “BHP. Rënia e digës në 2015 lëshoi një sasi të madhe mbetjesh hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave