Gjergj Dhimitër Mborja ishte ëndërrimtar, prandaj vendosi të emigronte në SHBA. Udhëtoi nëpër botë duke koleksionuar objekte me vlera të veçanta historike.
Kudo ku shkoi, me vete mbante nënën e tij që e priti deri në fund të jetës kthimin e të birit.
Ata u takuan një ditë, jo në këtë botë, por në atë të përtejmen. Dashuria për nënën, u shkruajt edhe në testamentin e fundit të tij!
“Më çoni hirin e trupit në Korçë dhe hapni një muze me koleksionin tim”.
Dhe dëshira e fundit e fotografit korçar u plotësua…Hiri i trupit të tij është varrosur në qershor të vitit 2003 në varrezat e Korçës, pranë nënës së tij Viktoria Bratko, emrin e së cilës mban edhe muzeu ku fle jo vetëm historia e shqiptarit që i dhuroi botën Shqipërisë, por edhe një himn dashurie të birit për nënën. / Shqiptarja.com