Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës. Që në minutat e para të nisjes së takimit, Rama u përplas me një studente e cila tha se kryeministri e kishte keqkuptuar protestë dhe pas kësaj së bashku me disa studentë të tjerë braktisën sallën.
Pas kësaj Rama iu kundërpërgjigj studentes duke i thënë se qeveria e ka kuptuar më mirë se ajo protestën.
“Një gjë i them asaj vajzës, keni keqkuptuar protestën, si e kam keqkuptuar unë? Duke thënë që ishte shuplakë për qeverinë? Që do të thotë se jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo, se e kam analizuar shumë thellë thelbin e shpërthimit”, u shpreh Rama.