Zv. kryeministri Erjon Braçe ka denoncuar herë pas here në rrjetet sociale zhurmën në orët e vona që shkaktojnë mjetet të cilat ndërtojnë pallate në Tiranë.
Teksa ka publikuar disa video në Facebook nga shtëpia e tij, Braçe shkruan se pavarësisht se qarkullimin pas orës 12 të natës është i ndaluar, këto makineri vazhdojnë punën.
Në postimet e zv.kryeministrit nuk kanë munguar as komentet që ka shkëmbyer me ndjekësit e tij.
Komenti: Te gjithe komentojne ketu, e ben shteti, e ben ti, e bejne bashkia. Si nuk morrem kurre pergjegjesi vete ?
Komenti: Me fal mund ta dimë nga kush pret ta zgjidhë këtë problem, që është vërtet problem i madh. Kur nuk e zgjidh dot ti që ke gjysmën e vulës imagjino populli që s’ka asgjë ne dorë. Të vetmen armë populli ka votën. Pret ta zgjidhë me votë? I bie tju heq juve se mesazh tjetër nuk përcjell ky postimi juaj.
Për të gjithë ata që i janë kundërvënë Braçe ka shpjeguar se nuk ka dashur që ta zgjidhë çështjen si pushtetar, por si një qytetar i thjesht.
“Vertete mendoni se ky “halli im” nuk zgjidhet me nje telefon te drejtori? Ju siguroj une qe e zgjidh, por nuk dua! Nuk dua sepse ky nuk eshte nje hall personal por KULTURE MIZERABEL E NJE GRUSHTI KAPITALISTESH BANALE NE KETE VEND! Kjo duhet shembur, kjo kulture; KJO KULTURE NUK SHEMBET ME NJE TELEFON TIMIN TEK DREJTORI, HARROJENI!,”-shkruan ai në një postim.