osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Braçe “thumbon” Metën: Nderon llumin e llumit që s’kanë lënë gjë pa bërë kundër heronjve

Braçe “thumbon” Metën: Nderon llumin e llumit që s’kanë lënë gjë pa bërë kundër heronjve

Nga Erjon Braçe

Nëntori i kuq!

Nëntori i dëshmorëve të atdheut!

Nëntori i atyre që luftuan për pavarësi; Nëntori i atyre që luftuan kundër fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, çliruan atdheun!

Është muaji historik i heronjve të vërtetë të këtij vendi; atyre që nuk kanë të ngjashëm, veçanërisht mes politikanëve të pas 1912-tës, pas 1939-tës, pas 1944-tës, pas 1990-tës e këtej po e po; atyre që janë heronjtë e popullit, e që kurrë nuk bëhen heronjtë e politikanëve; nuk ua lajnë e as amnistojnë, fajet, vjedhjet, vrasjet, as sharjet, shpifjet, fyerjet, kërcënimet; nuk ua legjitimojnë nevojën për pushtet personal gjithnjë, deri në fund fare, tek ai biologjik!

Ka një hendek të madh, shumë të madh mes tyre dhe atyre që bëjne si ta: idealizmi! Idealizmi i tyre i bëri dëshmorë të atdheut!

Materializmi i këtyre i bëri politikanët e përjetshëm të atdheut! Ndaj në ditën e parë të nëntorit, kam një thirrje për ty: Ndero këtë muaj heroin tënd! Luftëtarin për pavarësi, partizanin antifashist!

Jo politikanin që abuzon me ta, herë i harron, herë i sulmon, herë i relativizon e i delegjitimon, herë bëhet bashkë me llumin e llumit që nuk ka lëne gjë pa bërë kundër heronjve të atdheut!

Tregoji Shqipërisë heroin tënd, fol për të, shkruaj për të; veçanërisht ti që je i ri, tregoji gjithkujt për stërgjyshin e gjyshin tënd që e bën këtë vend të pavarur e të lirë nga fashizmi e nazizmi!

Ji krenar për të! Bëje ti e mos lejo që politikani atje tej të përdor heroin tënd për hapin e parë drejt fashizmit, sovranizmin!.